Aktualitet

Të arrestuar prej muajsh, SPAK shtyn hetimet për ish-gjyqtaren Enkeleida Hoxha dhe mjekun Edvin Prifti

Të arrestuar prej muajsh, SPAK shtyn hetimet për ish-gjyqtaren

SPAK ka vendosur shtyrjen e hetimeve për ish-gjyqtaren Enkeleida Hoxha dhe bashkëpunëtorëve të saj Aldo Tabaku, Isuf Tanuzi, Trëndafile Fagu, Migena Skënderin, të cilët ranë në prangat e policisë pas akuzave për korrupsion.

Enkeleda Hoxha dhe 9 persona të tjerë u arrestuan në shkurt të këtij viti pas akuzave se kishin pranuar ryshfet për liruar nga burgu të dënuar të bandave kriminale.
Gjithashtu është shtyrë me 6 muaj hetimi për mjekun Edvin Prifti, pjesë e arrestimeve në Gjykatën e Krujës, nën akuzën e korrupsionit.

Kujtojmë se pas përgjimeve të SPAK në shtëpinë dhe zyrën e mjekut të QSUT-së janë gjetur 250 mijë euro dhe 160 milionë lekë.

Njoftimi i plotë i SPAK:

Zgjatjen e afatit të hetimeve paraprake të procedimit penal nr.102/2 të vitit 2020 të Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar në ngarkim të shtetasve nën hetim Enkeleida Hoxha, Aldo Tabaku, Manuela Mallkuçi, Gazmir Nezaj, Gentjan Nezaj, Isuf Tanuzi, Bledar Petani, Sajmir Petani dhe Altin Skëndera, për një periudhë një mujore, nga data 05.08.2021 deri në datë 05.09.2021- thuhet në njoftimin e SPAK.

tiranapost.al