Taulant Balla: Sulmi terrorist ndaj TCH. I shpreh solidaritetin Lori Hoxhës dhe gjithë stafit

Kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla është solidarizuar me Top Channel pas sulmit të armatosur në mesnatë, ku humbi jetën roja i sigurisë.
“Sot jemi të gjithë TOP CHANNEL! Sulmi terrorist ndaj televizionit më të madh kombëtar, ku mbeti i vrarë punonjësi i sigurisë Pal Kola, është një akt tepër i rëndë dhe që kërkon një kundërpërgjigje të qartë dhe të fortë nga shteti. Duhet bërë çmos në identifikimin e autorëve dhe për një ndërshkim model, në mënyrë që ngjarje kriminale të këtij lloji kundër medias së lirë të mos ndodhin më. Ngushëllime familjes së madhe Top Channel për humbjen e një pjesëtari të kësaj kompanie të madhe mediatike të gjithë shqiptarisë. Si Kryetar i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste në Kuvendin e Shqipërisë i shpreh solidaritetin e plotë Lori Hoxhës dhe të gjithë punonjësve të Top Channel në këtë moment kaq shqetësues”, shkruan Taulant Balla.