Aktualitet

Takim me fermerët në Dvoran, Peleshi: Aplikoni për të përfituar nga skema e naftës falas

Takim me fermerët në Dvoran, Peleshi: Aplikoni për të

Në cilësinë e drejtuesit politik të qarkut të Korçës, Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi u takua me fermerë të zonës në fshatin Dvoran.

Ministri Peleshi u bëri thirrje fermerëve të aplikojnë deri më 30 mars për të përfituar nga skema e naftës pa taksa.

“Afati është shtuar deri në fund të marsit, të gjithë ata që plotësojnë kushtet të nxitojnë të përfitojnë nga kjo incentivë. Çështja e subvencioneve, unë e di që asnjëherë nuk janë të mjaftueshme, madje edhe në vendet e BE-së është ky diskutim, por janë në rritje. Nuk është rrugë e lehtë, nuk janë punë që zgjidhen me një të rënë të lapsit, por e rëndëisshme është që nga takimi në takim ne kemi ç’themi. Edhe në Dvoran është bërë ujësjellësi, janë bërë disa rrugë. Nuk është se jemi në vend numëro, nuk është se jemi si ata të tjerët. Ndaj meqë jemi në prag të zgjedhjeve unë dua të bëj apelin që të ngrihemi mbi ndonjë pakënaqësi për ndonjë punë të pakryer dhe të shikojmë punët e kryera, sepse besoj që e kemi treguar qoftë në nivel vendor me bashkinë, qoftë në nivel qendror me qeverinë që kemi vullnetin, kemi guximin, kemi edhe vendimmarrjet dhe faktet që po bëjmë punë të për të ecur përpara”, u shpreh Peleshi.

Peleshi shoqërohej nga kryetari i bashkisë së Korçës, Sotiraq Filo.