Aktualitet

Stuhia e dëborës bllokon avionin e Air Albania në Stamboll

Stuhia e dëborës bllokon avionin e Air Albania në Stamboll

Stuhia e dëborës që ka përfshirë Stambollin ka bllokuar në aeroport avionin e kompanisë “Air Albania”. Lajmin e ka konfirmuar kompania me anë të një njoftimi në rrjetet sociale.

“Një stuhi dëbore e paprecedentë ka paralizuar çdo lëvizje brenda dhe jashtë aeroportit të Stambollit, duke bllokuar çdo fluturim nga ky aeroport.

Ekipet tona janë në terren, duke marrë të gjitha masat e nevojshme për kujdesin dhe mirëqenien e pasagjerëve tanë, përballë kësaj situate me vështirësi të mëdha”, shkruan “Air Albania”.

Kujtojmë se çdo fluturim nga aeroporti i Stambollit është anuluar deri në një njoftim të dytë.

Stuhia e dëborës bllokon avionin e Air Albania në Stamboll