Studentët i bashkohen protestës për rritjen e çmimeve: Të përgjysmohen tarifat e masterit

Studentët e fakulteteve të Shkencave të Natyrës dhe ata të Shkencave Sociale kanë bojkotuar mësimin dhe do t’i bashkohen protestës që ka nisur prej disa ditësh para Kryeministrisë, kundër rritjes së çmimeve. Ata kërkojnë përgjysmim të tarifës për ciklin e dytë master dhe zerim të abonesë studentore.
“Hidhemi në protestë për çmimet. Ne do dalim me 3 kërkesa që janë bazike për studentët në kohë krize. Kërkesa e parë; përgjysmimi i tarifave cikli i dytë master, që janë tarifa të larta. Zerim për abonenë studentore. Kërkojmë zgjedhje për përfaqësuesin e studentëve për bordin e administrimit. Ditën e nesërme do të nisim organizimeve, dhe do i bashkohemi protestave kombëtare çdo 17:00. Kemi bërë kërkesa për ato nevoja që kemi.”, tha kryetari i Këshillit studentor për mediat.