Aktualitet

"Strasburgu" urdhër shtetit shqiptar të mos dëbohet turku Selami Simsek

"Strasburgu" urdhër shtetit shqiptar të mos dëbohet

Gjykata e Strasburgut urdhëron shtetin shqiptar të mos dëbojë shtetasin turk Selami Simsek.

Ka qenë avokati i Simsek, Elton Hyseni, cili ka vënë në lëvizje gjykatën e Strasburgut që urdhëron shtetin shqiptar të mos dëbojë shtetasin turk derisa të përfundojë gjyqi.

Masa e sigurimit të padisë iu është komunikuar palëve ditën e sotme.

Selami Simsek pretendon se persekutohet nga shteti turk, për shkak se familjarë të tij janë dënuar si mbështetës të klerikut Fehtullah Gylen.

Ai është shpallur në kërkim nga shteti turk pasi akuzohet si pjesë e organizatës që Erdogan e quan terroriste. Erdogan akuzon Fetullah Gulen dhe grupin e tij për organizimin e gushtit të shtetit të dështuar në vitin 2006.

Ndërkohë kujtojmë se Selami Simsek kishte bërë kërkesë për azil në Shqipëri, kërkesë e cila i është refuzuar.