Aktualitet

SPAK shpall në kërkim ndërkombëtar Adriatik Llallën

SPAK shpall në kërkim ndërkombëtar Adriatik Llallën

SPAK ka përfunduar procedurat ligjore dhe ka shpallur në kërkim ndërkombëtar ish-kryeprokurorin e dënuar Adriatik Llalla.

Policia ka deklaruar se ka bërë të gjitha verifikimet por nuk kanë mundur të gjejnë dot ish-kryeprokurorin.

Adriatik Llalla rezulton të jetë larguar jashtë vendit pak ditë para shpalljes së dënimit.

Sipas të dhënave që na vijnë nga policia Llalla ka udhëtuar nga Rinasi në Romë në 9-shtator. Gjithashtu është marrë informacion se ai është parë edhe në Hungari e Zvicër.

Kujtojmë se Llalla u dënua me 2 vite burg nga gjykata e posaçme e apelit, për mosdeklarim të të ardhurave, gjithashtu për 5 vite ish-kryeprokurori nuk lejohet të ushtrojë funksione publike.

Tiranapost.al