Aktualitet

SPAK sekuestron 4 pasuri të paluajtshme të Lefter Kokës me vlerë 146 milionë leke

SPAK sekuestron 4 pasuri të paluajtshme të Lefter Kokës me

SPAK ditën e sotme ka njoftuar disa zhvillime në lidhje me hetimet e kryera për çështjen e inceneratorëve të Fierit dhe Elbasanit.

Me një njoftim zyrtar SPAK njoftoi se ka caktuar masë arresti me burg për 9 persona midis të cilëve edhe ish-ministrin e Mjedist Lefter Kokën. Gjithashtu është vendosur sekuestrimi i 4 pasurive të paluajtshme të Kokës me vlerë 146 milionë lekë, vlerë e njëjtë monetare me ato që ka përvetësuar në mënyrë të paligjshme nga inceneratori i Fierit.

“Caktimi i masës së sigurimit pasuror “sekuestro preventive” për 4 (katër) pasuri të paluajtshme në zotërim të shtetasit Lefter Koka, me sipërfaqe totale prej 3 344.8 m2. Këto pasuri kanë një vlerë ekuivalente që përmbush vlerën e përfituar në mënyrë të paligjshme në shumën 146,083,071 (njëqind e dyzet e gjashtë milion e tetëtëdhjetë e tre mijë e shtatëdhjetë e një) lekë.” thuhet në njoftimin e SPAK-ut.

Të gjitha pasuritë e sekuestruara pas hetimeve të kryera për inceneratorin e Fierit:

- Caktimi i masës së sigurimit pasuror “sekuestro preventive” për personin juridik “Integrated Technology Waste Treatment Fier” sh.p.k., me seli qëndrore në Tiranë, së bashku me të gjitha pasuritë e paluajtshme dhe të luajtshme në pronësi të
- Caktimi i masës së sigurimit pasuror “sekuestro preventive” për personin juridik “Integrated Technology Services” sh.p.k, me seli qëndrore në Tiranë, së bashku me pasuritë e paluajshme dhe të luajtshme në pronësi të
- Caktimi i masës së sigurimit pasuror “sekuestro preventive” për 4 (katër) pasuri të paluajtshme në zotërim të shtetasit Lefter Koka, me sipërfaqe totale prej 3 344.8 m2. Këto pasuri kanë një vlerë ekuivalente që përmbush vlerën e përfituar në mënyrë të paligjshme në shumën 146,083,071 (njëqind e dyzet e gjashtë milion e tetëtëdhjetë e tre mijë e shtatëdhjetë e një) lekë.
- Caktimi i masës së sigurimit pasuror “sekuestro preventive” për pasurinë në zotërim të shtetasit E. B., lloji i pasurisë “apartament”, me sipërfaqe 99.48 m2, me adresë Tiranë, me vlerë sipas kontratës shitblerjes në shumën 144,246 Euro, që përmbush vlerën ekuivalente të përfituar në mënyrë të paligjshme nga shtetasi Alqi Bllako në shumën 14,964,900 (katërmbëdhjetë milion e nëntëqind e gjashtëdhjetë e katër mijë e nëntëqind) lekë.

Të gjitha pasuritë e sekuestruara pas hetimeve të kryera për inceneratorin e Fierit:

- 14 apartamente me sipërfaqe banimi në total prej 1356 m²;
- 3 njësi tregtare me sipërfaqe shfrytëzimi në total prej 297 m²;
- 1 pasuri të paluajtshme të llojit truall me sipërfaqe 147 m² dhe ndërtesë 126 m²;
- 8 shoqëri tregtare dhe të gjitha asetet në pronësi të shoqërive tregtare.

Pasuritë e paluajtshme të sekuestruara dyshohet se përbëjnë produkt të veprave penale për të cilat po ushtrohet ndjekja penale, ndërsa shoqëritë tregtare të sekuestruara dyshohet se kanë shërbyer dhe janë përdorur si mjete për të realizuar veprat penale. Vlera e pasurive të paluajtshme të sekuestruara është rreth 2,000,000 Euro.