Aktualitet

SPAK merr të pandehur 3 zyrtarë të Ministrisë së Mbrojtjes, akuzat për tenderin e ushqimeve

SPAK merr të pandehur 3 zyrtarë të Ministrisë së

SPAK ka marrë për të pandehur tre zyrtarë, konkretisht tre anëtarët e Komisionit të Vlerësimit të Ofertave pranë Ministrisë së Mbrojtjes.

Kjo pas një denoncimi të bërë për abuzime me tenderin e ushqimeve për familjet në nevojë, gjatë muajve të parë të pandemisë së koronavirusit.

Mësohet se të pandehur janë marrë: Ylli Imeri, Dafina Keca dhe Andrea Dapaj. Ata akuzohen për shkelje të barazisë në tendera.

Tenderi për ushqimet për familjet në nevojë u shpall nga ministria e Mbrojtjes, që ishte në drejtimin e ministres Olta Xhaçka. SPAK ka hetuar dhe ka marrë në pyetje ministren por nuk ka gjetur që ajo të jetë e implikuar në këtë çështje.

Ish-deputeti i PD, Enkeleid Alibeaj denoncoi me 31 mars dhënien pa garë të tenderit prej 1.5 milionë euro për furnizimin me ushqime të Rezervave të Shtetit. Alibeaj tregoi se nga 35 099 kompani shqiptare ai iu dha kompanisë filal nga Maqedonia, Eurovia: Kjo kur vetëm pak ditë para shpalljes së tenderit pa garë, kompania shtoi si objekt tregtimin e ushqimeve. Qeveria hesht për vjedhjen, denoncoi Alibeaj.

*Tiranapost.al.