Aktualitet

SPAK i kërkon Gjykatës së Lartë të rikthejë në burg kardiologun Prifti

SPAK i kërkon Gjykatës së Lartë të rikthejë

Prokuroria e Posaçme ka bërë rekurs ndaj vendimit të Gjykatës së Posaçme të Apelit, që la të lirë mjekun kardiolog Edvin Priftin. Mësohet se SPAK i ka bërë kërkesë Gjykatës së Lartë që të rikthejë në burg shefin e kardiologjisë Priftin, i cili u akuzua për shpërdorim detyre.Mjeku është lënë i lirë ndërsa gjykata ka lënë në fuqi ndaj tij masën e pezullimit nga detyra.

Ndaj tij mbetet i hapur hetimi për evazion fiskal, pasi akuzoht se përdorte 2 kompani fiktive për të bërë transaksione bankare. Struktura e Posaçme Anti-Korrupsionit nuk ishte dakord me vendimin për të larguar nga qelia mjekun, dhe paralajmëroi se do të bënte rekurs.

Edvin Priftit iu gjetën 250 mijë euro dhe rreth 160 milion lekë të reja në shtëpi dhe në zyrë. Por ai ka deklaruar se të ardhurat janë të bashkëshortes si dhe të përfituara nga një kontratë shit-blerje me të motrën.

Emri i mjekut Edvin Prifti doli nga hetimet për gjyqtaren e Krujës dhe sekretaren e Gjykatës, Manuela Mallkuçi. Gjyqtarja dhe sekretarja u arrestuan së bashku me 10 zyrtarë të tjerë të akuzuar për korrupsion.

SPAK zbuloi përmes përgjimeve sekretaren duke komunikuar me mjekun Prifti në lidhje me një operacion të nënës së saj, për të cilën thuhet se mjeku i kishte kërkuar para që ta fuste pa radhë.

*Tiranapost.al.