Aktualitet

SPAK do ankimojë vendimin për lirimin e kardiokirurgut Edvin Prifti

SPAK do ankimojë vendimin për lirimin e kardiokirurgut Edvin Prifti

SPAK po pret zbardhjen e vendimit të Gjykatës së Apelit që liroi nga qelia tre ditë më parë kardiokirurgun Edvin Prifti i akuzuar për shpërdorim detyre. Dhe më pas ky vendim do të ankimohet. Mësohet se Struktura e Posaçme Anti-Korrupsionit nuk është dakord me vendimin për të larguar nga qelia mjekun, i cili megjithatë nuk do të lejohet të ushtrojë detyrën e tij deri në përfundimin e çështjes gjyqësore. Ndaj tij ka nisur verifikimi për evazion fiskal, pasi ai akuzoht se përdorte 2 kompani fiktive për të bërë transaksione bankare.

Prokuroria do i drejtohet Gjykatës së Lartë për rekurs të vendimit tw Apelit. GJKKO.

Kardiokirurgu doli në përgjimet ndaj gjyqtares dhe disa zyrtarëve të Gjykatës së Krujës. Sekretarja e Gjykatës do të operonte nënën e saj dhe thuhet se një ndërmjetës i ka dhënë para mjekut Prifti për ta futur atë në operim pa radhë, por Apeli i nxorri të paligjshme këto akuza që e mbanin në qeli.

Gjatë kontrollit të shtëpisë dhe zyrës së mjekut në QSUT u gjetën sasi të mëdha parash rreth 220 mijë euro, por sipak Priftit, ato i përkasin bashkëshortes së tij si dhe para nga çmimet që ka marrë ndërkombëtarisht për punën e tij.

*Tiranapost.al.