Aktualitet

SPAK dhe BKH akses të plotë në llogaritë bankare për të parë lëvizjet

SPAK dhe BKH akses të plotë në llogaritë bankare për

Sipas vendimit të miratuar tashmë, SPAK do të ketë akses në llogaritë bankare të kujtdo që bën lëvizje të dyshimta parash. Mjafton një kërkesë në drejtorine e Përgjithshme të Tatimeve për të gjeneruar një llogari online dhe kodin me të cilin do të mund tw aksesohen llogaritë. Informacioni do të jetë kryesisht i pafiltruar dhe do të gjenerohet online, por sipas ligjit duhet të mbahet sekret.

Kodet hyrëse nuk mund t’u bëhen të ditur personave të tretë.

Vec SPAK, subjektet që do të kenë akses në llogaritë bankare janë: Drejtoria e Përgjithshme e Parandalimit te Pastrimit të Parave, Prokuroria e juridiksionit të Përgjithshëm, Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, Byroja Kombëtare e Hetimit, Shërbimi Informativ i Shtetit, Inspektoriati i Lartë i Deklarimit të Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesave, Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, Drejtoritë e Taksave dhe Tarifave pranë njësive të vetëqeverisjes vendore dhe Drejtoria e Përgjithshme e Doganave.

Subjektet e interesuara nuk kanë kufizime në numrin e personave qe mund të autorizohen për të patur akses në regjistër.