Spak arreston sekretaren e Ministrisë së Shëndetësisë për korrupsion! Dyshohet se ka edhe të tjerë
E Premte 2 Qershor 2023, 20:46
TiranaPost
Më urdhër të SPAK, ditën e sotme është arrestuar Sekretarja e Përgjithshme e Ministrisë së Shëndetësisë, Joana Duro, si dhe Laura Shteto, një punonjëse në ministri. Ato akuzohen për korrupsion.
Në një reagim pas arrestimit, SPAK ka bërë me dije se operacioni është ende në zhvillim e sipër.
“Është një operacion në zhvillim e sipër. Është arrestuar në flagrancë Sekretarja e Përgjithshme e Ministrisë së Shëndetësisë për veprën penale të korrupsionit. Nuk mund të them më shumë për momentin”, thotë SPAK.