Aktualitet

Sot vijnë mbi 11 mijë vaksina Pfizer. Ulet fasha, dy kategoritë me përqindjen më të lartë të vaksinimit

Sot vijnë mbi 11 mijë vaksina Pfizer. Ulet fasha, dy kategoritë

Sot pritet të mbërrijnë 11 mijë e 700 doza të vaksinës Pfizer, lajmin e bëri me dije nga Kuvendi ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu e cila tha se bashkë me vaksinat e dhuruara sot nga Greqia tha se arrijmë në mbi 967 mijë vaksina të mbërritura deri tani në vendin tonë. Manastirliu njoftoi gjithashtu se nga sot fasha e vaksinimit ka zbritur në 57 vjeç.

“Sot, fasha e vaksinimit ka zbritur në 57 vjeç, përpos vaksinimit të kombinuar me kategoritë e riskut. Mbërritja e sasive të tjera të vaksinave, do të sjellë edhe uljen e mëtejshme të fashës së vaksinimit. Kjo është koha më e mirë për të intensifikuar këtë proces jetik dhe ne jemi të vendosur ta bëjmë këtë gjatë gjithë sezonit të verës e më tej, për mbrojtjen e shëndetit të qytetarëve dhe për t’i dhënë padyshim frymëmarrje ekonomisë dhe turizmit. Jemi të vendosur të vijojmë të palëkundur drejt objektivit për vaksinimin e çdo qytetari”.

Deri më tani në Shqipëri janë kryer 836 mijë vaksinime. Dy kategoritë me përqindjen më të lartë të vaksinimit në vendin tonë janë punonjësit e shëndetësisë dhe punonjësit e qendrave rezidenciale të përkujdesit shoqëror.

“Nga grupet e vaksinuara, punonjësit e shëndetësisë dhe punonjësit e qendrave rezidenciale të përkujdesit shoqëror kanë një përqindje tepër të lartë vaksinimi, pra shkojnë deri në 89% të vaksinuar. Ndërsa nga të dhënat për grupmoshat, rezulton se grupmosha 60-70 vjeçare është vaksinuar në masën 82%. Një shifër jashtëzakonisht e mirë e konsideruar nga ekspertët e shëndetësisë, që na jep më shumë siguri për kontrollin e epidemisë në vend”.

Deri tani janë kryer në total 836,430 doza vaksine anticovid. Prej tyre, 332,173 qytetarë i kanë marrë të dyja dozat e vaksinës.

*Tiranapost.al.