Aktualitet

Sot Samiti në Tiranë. Këto janë rrugët e bllokuara

Sot Samiti në Tiranë. Këto janë rrugët e bllokuara

Do të mbahet sot dhe nesër Samiti Ukrainë- Europa Juglindore, ku i pranishëm do të jetë edhe Presidenti Zelensky.

Lidhur me këtë samit dhe vizitën e presidentit ukrainas në vend, janë marrë një sërë masash policore, kur raportohet të jenë në terren 1500 forca policore.

Disa rrugë që përfshihen në perimetrin e sigurisë së aktiviteteve dhe takimeve të pjesëmarrësve në Samit, do të kenë ndalim qarkullimi nga ora 08:00 e datës 28.02.2024 deri në orën 16:00 të datës 29.02.2024, konkretisht:

Rruga “Dervish Hima” nga Rruga e Elbasanit deri tek Coin;

Rruga “Papa Gjon Pali II”, nga RTSH deri tek Coin;

Rruga “Abdyl Frashëri”, nga kryqëzimi i Librit Universitar deri tek Presidenca;

Rruga “Ukraina e lirë”, nga Gjykata Kushtetuese deri tek Vila 30;

Rruga “Themistokli Gërmenji”, nga Rruga e Elbasanit deri tek rruga “Papa Gjon Pali II”;

Rruga “Faik Konica”, nga degëzimi i Ambasador 3 deri tek rruga “Dervish Hima”;

Rruga “ Gjergj Filipi”, sheshi “Italia”, nga rruga “Faik Konica” deri tek hotel “Mariot”;

Blevardi “Dëshmorët e Kombit”, nga ura e ish-hotel Dajtit deri tek sheshi “Nënë Tereza”;