Sot Basha u shndërrua në Çuçin e familjes, Ministër i Brendshëm i Ramës
E Shtunë 8 Janar 2022, 18:46
TiranaPost
“De facto sot Lulzim Basha zëvendësoi Çuçin e familjes. U bë si të thuash ministri i Brendshëm i Edi Ramës, në qëndrimin ndaj demokratëve. Ne i qëndrojmë plotësisht dhe me vendosmëri karakterit paqësor të protestës sonë. Atyre që sot përdorën hunjtë kundër protestuesve paqësorë, narkobanditëve me uniformë që përdorën dhunën u them vetëm kaq, keni kryer një krim të shëmtuar sepse kjo opozitë nuk mund të mposhtet dhe nuk mposhtet. Është e vendosur pavarësisht nga mjtet që do të përdorni. Të përdorë të gjithë fuqinë e saj për çmontimin e narkoshtetit. Ju garantoj se Shqipëria e tërë me një program të caktuar do të jetë në protestë”, tha Berisha për mediat.