Aktualitet

Sot arrijmë në 150.000 të vaksinuar, Manastirliu: Aplikimin për vaksinim mund ta bëni edhe në portalin e-Albania

Sot arrijmë në 150.000 të vaksinuar, Manastirliu: Aplikimin

Sot është dita e pestë e vaksinimit masiv kundër COVID-it të popullsisë.

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu nga qyteti i Rrogozhinës ka lajmëruar se është arritur shifra e 150.000 të vaksinuarve në vendin tonë, ose rreth gjysma e dozave që kanë mbërritur deri tani në Shqipëri.

Manastriliu ka thënë se kërkesa për vaksinim është e madhe dhe me ritmin aktual shumë shpejt do të fillojë vaksinimi në masë edhe për grupmoshat më të reja. Gjithashtu, ministrja ka bërë me dije se përveç rekomandimit nga mjeku i familjes, kërkesa për t’u vaksinuar mund të bëhet edhe nëpërmjet portalit e-Albania, ku deri tani ka pasur 15 mijë kërkesa, të cilat do marrin përgjigje përgjatë ditëve në vijim.

“Ne sot do të arrijmë mbi 150 mijë vaksinime. Pra përfundojmë mbi 50% të dozave të ardhura deri më tani. Vijojmë me intensitet për të vaksinuar sa më shumë të moshuar dhe më pas për të zbritur edhe në fashën edhe grupmosha të tjera.

Përveç thirrjes nga mjeku i familjes, të gjitha ata që nuk janë regjistruar ende, portali e-Albania tashmë funksionin dhe janë regjistruar 15 mijë kërkesa për vaksinim, të cilave po t’iu kthehet përgjigje për vijimin e këtij procesi”, tha Manastirliu.

Qendrat do të vijojnë të jenë të hapura edhe pasdite, derisa të ketë mbaruar qytetari i fundit. Ky është një proces që e ka marrë tashmë rrugën e vet dhe nuk do të ndalemi”,- ka thënë mes të tjerash ministrja Manastirliu.

Tiranapost.al