Aktualitet

Skaneri nuk mjekon! Ekspertët thirrje të mos abuzohet. Po fëmijët mund të bëjnë grafi për Covid?

Skaneri nuk mjekon! Ekspertët thirrje të mos abuzohet. Po

Mjeku Pneumolog Adrian Jorgji bën thirrje që tek fëmijët të kushtohet vëmendje tek klinika më shumë sesa tek kërkesat për të bërë grafi. Një fenomen që është vënë re në Shqipëri është se shumë qytetarë të shqetësuar mos janë të infektuar kërkojnë të bëjnë grafi për të parë nëse mushkëria është prekur.

Pneumologu për këtë thotë:

Në dëmtimet e COVID grafia nuk është një armë që ndihmon shumë. Sidomos në fazën e parë. Në fazën e parë ajo thuajse nuk tregon asgjë. Kjo e bën të vështirë diagnostikimin. Unë mbështetem shumë tek klinika. Do kujdes kjo gjë, ndaj mbështetem tek klinika, simptomat.

Pneumologu tregon rastin kur ka pasur pacientë që e kanë kaluar Covidin dhe gjatë fazës së rikuperimit nuk iu ka bërë skaner.

Ka njerëz që kanë kaluar COVID dhe unë nuk iu kam bërë skaner, kjo duke u ndikuar dhe nga shenjat e pakta klinike. Këtu duhet dhe marrëveshje ‘zotërinjsh’ me pacientët që ‘ndiqemi në këtë mënyrë dhe shohim rrugës’. Skaneri është zgjedhje, e mjekut sa i përket klinikës së pacientit, por dhe e këtij të fundit. Pacienti sa vjen thotë; unë dua të bëj skanerin. Unë iu them; ‘skaneri nuk mjekon’. Kam dëgjuar abuzime me këtë temë. Skaneri do duhet të bëhet kur është e domosdoshme. Kur kërkohet nga mjeku, për të tjerat pastaj kam rezerva.

Mjeku thekson se skaneri nuk duhet të bëhet më parë se dita e 7-të e infeksionit. Pyetjes kur një person përjeton temperaturë të lartë që zgjat 4-5 ditë, pneumologu Jorgji sugjeron:

Temperatura është prezantimi i COVID, por jo gjithnjë. Në të tilla raste nuk ka vlerë asgjë, përveç lëngjeve, ushqimit të mirë dhe aspirinës. Kaq! Dhe durim! Kur bëhet e pabindur dhe shqetësuese temperatura, atëherë mund të alternohet aspirina, paracetamoli me antiimflamator. Ka njerëz që në temperatura të larta mund të kenë çrregullime neurologjike.

Ndërsa për kollën, ai thotë se duhet të bëjë mjekun vigjilentë:Mund të ndodh prekja e mushkërisë edhe pa kollë. Unë kur më vjen një pacient, e pyes se si e ka kollën, si e ndjen frymëmarrjen.

*Tiranapost.al.