Aktualitet

Skandali i Pandora Papers: Nga e dashura e Putin tek Schiffer dhe djali 11 vjeç i Aliyev, pasuritë marramendëse të tyre me Offshore

Skandali i Pandora Papers: Nga e dashura e Putin tek Schiffer dhe djali 11

Pasuria sekrete offshore e më shumë se 300 liderëve botërore, politikanëve dhe miliarderëve të tjerë është zbuluar në një nga dosjet më të mëdha financiare të publikuara ndonjëherë: Pandora Papers. Të quajtura Dokumentet Pandora, zbulojnë të dhëna sesi 35 udhëheqës të tanishëm dhe të mëparshëm botërorë, përfshirë bashkëpunëtorët e Vladimir Putin, përdorën parajsat fiskale për të grumbulluar sasi të mëdha parash dhe kryerje transaksionesh.

Dosjet, të cilat nuk janë zbuluar ende të gjitha, përbëhen nga 12 milionë dokumente nga 14 kompani të shërbimeve financiare, me bazë në Ishujt e Virgjër Britanikë, Panama, Belizia, Qipro, Emiratet e Bashkuara Arabe, Singapori dhe Zvicra. Dokumentet janë siguruar nga Konsorciumi Ndërkombëtar i Gazetarëve Hulumtues (ICIJ) para se të studioheshin nga më shumë se 650 reporterë nga BBC Panorama, The Guardian dhe më shumë se 100 media të tjera.

Dokumentet zbulojnë se si ish -kryeministri britanik Blair dhe gruaja e tij Cherie kursyen rreth 434,000 dollarë kur blenë një zyrë në Londër e më pas krijuan kompaninë offshore si zotërues i pronës.

Skandali i Pandora Papers: Nga e dashura e Putin tek Schiffer dhe djali 11

Skandali i Pandora Papers: Nga e dashura e Putin tek Schiffer dhe djali 11

Ndërkaq, Presidenti rus Putin rezulton i lidhur me asete të fshehta në Monaco, ndërsa një kompani fiktive në pronësi të partneres së tij bleu një apartament prej 4.1 milion dollarësh.

Resorti luksoz u ble nga Brockville Development Ltd, e cila përfundimisht rezultoi si në pronësi të Svetlana Krivonogikh. Në kohën e blerjes së resorit partnerja e Putin, Svetlana Krivonogikh ishte 28 vjeçe. Ajo është nëna e vajzës së Putin, Luiza.

Skandali i Pandora Papers: Nga e dashura e Putin tek Schiffer dhe djali 11

Skandali i Pandora Papers: Nga e dashura e Putin tek Schiffer dhe djali 11

Skandali i Pandora Papers: Nga e dashura e Putin tek Schiffer dhe djali 11

Që kur u lidh me Putin, ajo përvetësoi pasuri të mëdha, duke përfshirë një apartament në një zonë të pasur të Shën Petersburgut, prona të tjera në Moskë dhe një jaht, duke arritur një total prej 100 milion dollarësh.

Ndërkaq, Mbreti i Jordanisë ka shtuar përmes offshore pronë me vlerë 70 milionë paund në Britani dhe SHBA - kryesisht në Malibu, Kaliforni, Londër dhe Ascot.

Skandali i Pandora Papers: Nga e dashura e Putin tek Schiffer dhe djali 11

Ka shqetësime se disa nga blerjet mund të jenë kryer përmes pastrimit të parave dhe disa prej zyrtarëve dhe ish zyrtarëve të lartë pritet të përballen me akuzat për korrupsion dhe shmangie të taksave globale.

Publikimi i dokumenteve nuk mund të kishte ardhur në një kohë më të keqe për kryeministrin çek Andrej Babis i cili po përballet me zgjedhjet këtë javë-pasi ato tregojnë se si ai nuk arriti të deklarojë një kompani investimesh offshore, që ka blerë dy vila për 16.2 milion dollarë në në jug të Francës.

Skandali i Pandora Papers: Nga e dashura e Putin tek Schiffer dhe djali 11

Skandali i Pandora Papers: Nga e dashura e Putin tek Schiffer dhe djali 11

Dokumentet janë pjesë e katër skandaleve të tjera të mëdha me të dhëna në shtatë vitet e fundit -përfshirë FinCen Files, Paradise Papers, Panama Papers dhe LuxLeaks.

Presidenti i Azerbajxhanit Ilham Aliyev dhe familja e tij dhe bashkëpunëtorët e ngushtë rezultojnë me më shumë se 500 milionë dollarë prona në Britani. Ata kanë fituar gjithashtu 41.9 milion dollarë pasi shitën një pronë në Londër në Queen's Croën Estate, e cila menaxhohet nga Thesari i Shtetit.

Skandali i Pandora Papers: Nga e dashura e Putin tek Schiffer dhe djali 11

Grupi bleu 17 prona, përfshirë një zyrë në Londër për 44.6 milion dollarë për djalin e presidentit Heydar Aliyev, asokohe vetëm 11 vjeç.

Ndërtesa në Borough të Mayfair, u ble nga një kompani në pronësi të një miku të familjes së Presidentit Ilham në vitin 2009 para se të kalonte pronësia më vonë në emrin e djalit. Disa zyra të tjera, gjithashtu në pronësi të familjes, iu shitën Crown Estate për 89.3 milionë dollarë në vitin 2018. Thuhet se Crown Estate tani po investigon transaksionet, por në kohën e shitjes u deklarua se dokumentet ishin në përputhje me ligjin.

Ndërkohë që flitet për një politikan shqiptar të përfshirë, emri i të cilit ende nuk është bërë publik, më poshtë janë disa nga emrat e tjerë që kanë dalë nga dokumentet:

Avokatët e Mbretit të Jordanisë Abdullah II bin Al-Hussein kanë reaguar duke thënë se blerjet e pronave në SHBA dhe Britani janë kryer me pasuri personale dhe se përdorimi i kompanive offshore për të kryer transaksione të tilla ishte praktikë e zakonshme për individët e profilit të lartë, për shkak të privatësisë dhe sigurisë. Dokumenti tregon se Al-Hussein bleu 15 shtëpi që kur erdhi në pushtet në vitin 1999, duke përdorur kompani offshore në Ishujt e Virgjër Britanikë dhe parajsa të tjera tatimore.

Një varg udhëheqësish të tjerë botërorë kanë dalë gjithashtu në Pandora Papers.

Ato përfshijnë presidentin e Kenias Uhuru Kenyatta dhe gjashtë nga anëtarët e familjes së tij, të cilët u zbuluan se posedonin fshehurazi 11 kompani që përmbajnë asete me vlerë 30 milion dollarë.

Skandali i Pandora Papers: Nga e dashura e Putin tek Schiffer dhe djali 11

Ndërkohë, kryeministri i Pakistanit, ministrat e kabinetit Imran Khan dhe familjet e tyre zotëronin kompani offshore me vlerë miliona dollarë.

Skandali i Pandora Papers: Nga e dashura e Putin tek Schiffer dhe djali 11

Edhe presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky kishte lëvizur aksionet e tij në një kompani sekrete pak para fitores së tij në zgjedhjet e vitit 2019.

Skandali i Pandora Papers: Nga e dashura e Putin tek Schiffer dhe djali 11

Claudia Schiffer, Shakira dhe lojtari i cricket, Sachin Tendulkar rezultojnë gjithashtu në listën e Pandora Papers, pasi thuet se përdorën kompani offshore për të grumbulluar pasuri dhe për të bërë transaksione.

Këngëtarja e hitit Hips Don't Lie është tashmë në një betejë ligjore me Qeverinë Spanjolle, pasi akuzohet se nuk ka paguar taksat në Spanjë në vitet 2012, 2013 dhe 2014. Thuhet se kompania e saj offshore ka bazë Ishujt e Virgjër Britanikë ku ka fshehur pasuritë.

Skandali i Pandora Papers: Nga e dashura e Putin tek Schiffer dhe djali 11

Në përgjigje të emrit të publikuar të supermodeles gjermane, avokatët e Schiffer, 51 vjeçe kanë thënë se ajo i paguan rregullisht taksat e saj në Britani, vendin ku aktualisht jeton.

Skandali i Pandora Papers: Nga e dashura e Putin tek Schiffer dhe djali 11

*Artikulli i Daily Mail, përkthyer dhe përshtatur në shqip nga Tiranapost.al.