Aktualitet

Sizmiologu Ormeni: Nuk ka vend për panik, tërmet i zakonshëm

Sizmiologu Ormeni: Nuk ka vend për panik, tërmet i zakonshëm

Sizmiologu Rrapo Ormeni ka folur menjëherë për mediat pas lëkundjeve që shkundën Shqipërinë mbrëmjen e kësaj të diele.

Ormeni tha se nuk ka vend për panik. Sipas tij epiqendra ishte në Klos dhe ishte 4.7 i shkallës Rihter.

‘Një tërmet i cili ka rënë tani është me epiqendër 25 km në verilindje të Tiranës është ndjerë fort dhe në Tiranë. Është një tërmet 4.7 i shkallës rihter dhe mbi 6 ballë. Futet në tërmete të zakonshme që përsëriten çdo vit. Zona Bulqizës Dibër është një zonë sizmike. Pas këtij tërmeti ka pasur edhe lëkundje të tjera më të vogla. Nuk është një tërmet që shkakton panik, nuk shkakton dëme materiale", tha Ormeni.