Situatë e tensionuar në Kuvend mes Braçes dhe Zhupës
E Enjte 5 Dhjetor 2024, 13:20
TiranaPost
Mazhoranca ka braktisur sallën e Kuvendit në seancën e sotme në shenjë proteste nga fjalori i deputetes Ina Zhupa, kundrejt deputetit të PS-së, Erion Braçe.
“Keni një problem të madh me gjatësinë, unë nuk i dëgjoj ata nën 1 e 50 metra, nuk e di kush ta jep të drejtën të më quash ruse se unë nuk ia jap të drejtën vetes të të them ‘kone’ edhe pse të thonë të gjithë. Kemi një shprehje ne nga anët tona për fëmijët kur futen në çështje të të mëdhenjve, ne u themi ‘o Erion t’u rrittë boja sa shumë M... të ha goja”, tha Zhupa.
Erion Braçe: Mbaje gojën, fytyre e keqe. E di ç’të punoj!
Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali ka kërkuar nga deputetja demokrate të kërkojë ndjesë ndërsa ndërpreu punimet e seancës.