Aktualitet

Situata me zjarret në vend/ Zona më problematike, Shëngjini, pa dëme njerëzore. Banorët dhe turistët janë evakuuar

Situata me zjarret në vend/ Zona më problematike, Shëngjini, pa

Në të gjithë vendin ka disa vatra zjarri, si ato në Nikël dhe Kaninë të Vlorës, Tresh të Lezhës, por ndërkohë që janë vënë nën kontroll dhe nuk përbëjnë asnjë rrezik serioz pjesa më e madhe, Shëngjini mbetet zona më problematike.

Sipas përditësimit të fundit, të gazetarëve në terren, dy vatrat e mëdha, ajo e Ranës së Hedhur dhe ajo pranë Portit të Shëngjinit kanë ulur intensitetin e flakëve dhe janë vënë nën kontroll.

Mëngjesin e sotëm do të rinisë ndërhyrja edhe nga ajri.

Për shkak se flakët rrezikonin disa shtëpi dhe biznese, përfshirë struktura hoteliere, janë evakuuar dje banorët e zonës dhe turistët gjithashtu.

Sipas përditësimit të fundit të Ministrisë së Mbrojtjes, pak para mesnate, sqaronte se rreziku kishte kaluar për shtëpitë dhe bizneset në rrezik nga zjarri.

Situata me zjarret në vend/ Zona më problematike, Shëngjini, pa

Forcave operacionale shqiptare i kishin ardhur në ndihmë dy avionë Canadair, nga Italia.

“Situata e krijuar nga zjarret në disa zona të vendit, por veçanërisht në Shëngjin ka shënuar përmirësim në orët e mbrëmjes, pas punës së pandërprerë të qindra forcave operacionale në terren si dhe ndërhyrjes së dy avionëve #Canadair të ardhur nga Italia, pjesë e mbështetjes nga Mekanizmi Evropian i Mbrojtjes Civile. Mirënjohje palës italiale për ndihmën si dhe palës suedeze për shprehjen e gatishmërisë. Sipas raportimeve të fundit është shmangur fatmirësisht rreziku për banesat dhe bizneset. Në orët e para të mëngjesit të nesërm do të fillojë sërish ndërhyrja nga ajri me mbështetjen e palës italiane dhe nga toka e qindra forcave operacionale. Është bërë e mundur shuarja e flakëve në vatrën e zjarrit në Kaninë, bashkia Vlorë, ku zjarri përfshiu një sipërfaqe me ullinj si dhe në Nikël, ku u raportua një tjetër vatër zjarri, gatë ditës së sotme. Mirënjohje të gjithë efektivëve të forcave zjarrfikëse, të Forcave të Armatosura, Policisë së Shtetit, Shërbimit Pyjor, Zonave të Mbrojtura e vullnetarëve për angazhimin në këtë betejë me flakët”, njoftonte MB.