Aktualitet

Situata me pandeminë në nivel risku të shtuar. Këtë javë gratë më të prekur se meshkujt

Situata me pandeminë në nivel risku të shtuar. Këtë

Drejtoresha e ISHP Albana Fico thotë se situata me virusin është serioze. Në konferencën javore të Komitetit teknik të Ekspertëve ajo tha se kemi një incidencë të rasteve ditore. Doktoreshë Fico bëri me dije se java u mbull me më shumë raste infeksioni tek gratë me 52% ndërsa për burrat me 48%.

Albana Fico:

Siç kemi bërë me dije në rpaortiimn ditor situata paraqitet në nivel risku të shtuar për shkak të rirtjes së rasteve ditore, shprehur qartë dhe me rritjene incidencës 14 ditore. Rezulton rritje me 301 persona për 100 mijë banorë. Raporti i vdekjeve është 2.1% gjatë kësaj jave. Për infeksiozitetin femrat me 52 % dhe meshkujt me 48%. Moshat më të prekura janë 65-74 ndjekur me grupmoshën 55-64.Në grupmoshën e fëmijëve nuk kemi ndryshime për sa i përket incidencës, edhe grupmosha 5-14 vjeç është e njejta situatë. Përsa i përket testimeve, numri i testimeve për persona, është siç e dini, kemi thënë targeti 1/1000 banorë në javë, kemi kaluar në 5.8 në 1000 banorë në javë.

Kjo situatë kërkon më shumë se çdo gjë tjetër bashkëpunimin e autoriteteve shëndetësore për rregullat që janë vendosur: Maska, distancimi, higjienizimi, mosgrumbullimi, respektimin e masave në javët e fundit dhe mbi të gjitha të lexojmë informacionet nga autoritetet shëndetësore.