Aktualitet

Situata me Covid: 20 humbje jete, 11 në intubim. Ulet numri i të infektuarve

Situata me Covid: 20 humbje jete, 11 në intubim. Ulet numri i të

Numri i viktimave nga Covid vijon të jetë i lartë. Në 24 orët e fundit kanë ndërruar jetë 20 pacientë të shtruar në spitalet Covid. Bëhet fjalë për 9 qytetarë nga Tirana, 2 qytetarë nga Berati, 2 qytetarë nga Fieri, 1 qytetar nga Durrësi, 1 qytetar nga Elbasani, 1 qytetar nga Peqini, 1 qytetar nga Kurbini, 1 qytetar nga Rrogozhina, 1 qytetar nga Kavaja, 1 qytetar nga Delvina, të moshave 48-85 vjeç.

Ndërsa 764 është numri i rasteve me të infektuar, të zbuluar në 24 orët e fundit nga 2714 testime të kryera.

Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki:

310 raste në Tiranë, 35 në Librazhd, 33 në Shkodër, 28 në Tepelennë, 27 në Gjirokastër, nga 24 raste në Durrës, Elbasan, Kukës, 23 në Berat, nga 22 raste në Vlorë, Peqin, nga 20 raste në Kavajë, Kuçovë, 16 në Sarandë, 13 në Delvinë, nga 11 raste në Fier, Lezhë, 10 në Gramsh, nga 9 raste në Krujë, Korçë, nga 7 raste në Mirditë, Mat, nga 6 raste në Lushnje, Bulqizë, Vorë, nga 5 raste në Has, Pukë, nga 4 raste në Kamëz, Përmet, nga 2 raste në Kurbin, Ura Vajgurore, Fushë Arrëz, Selenicë, Dibër, Malësi e Madhe, Roskovec, nga 1 rast në Rrogozhinë, Belsh, Memaliaj, Kolonjë, Skrapar, Patos, Cerrik, Poliçan, Këlcyrë.

Aktualisht në spitalet COVID në Tiranë dhe tre spitalet rajonale po trajtohen 659 pacientë, 43 në terapi intensive, nga të cilët 11 pacientë janë të intubuar.

Statistika (1 Mars 2021)

Raste të reja ditore 764
Të shëruar në 24 orë 640
Të shtruar në spitale 659
Humbje jete në 24 orë 20
Testime ditore 2714

Testime totale 469,499
Raste pozitive 107,931
Raste të shëruara 70,413
Raste Aktive 35,702
Humbje jete 1,816

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 22974
Fier 2621
Vlorë 1765
Durrës 1651
Shkodër 1367
Gjirokastër 1115
Elbasan 943
Korçë 880
Berat 871
Lezhë 792
Dibër 372
Kukës 351

*Tiranapost.al.