Aktualitet

Situata është serioze. Çfarë paralajmëron doktoreshë Bino për të hënën e ardhshme?  

Situata është serioze. Çfarë paralajmëron

Pavarësisht se një ditë më parë Komiteti Teknik i Ekspertëve nuk ndryshoi asnjë masë duke lënë në fuqi atë që ishin, shefja e Insitutit të Shëndetit Publik, Silva Bino thotë se situata është shumë shqetësuese. Nga qyteti i Kukësit ku ka nisur procesi i vaksinimit për bluzat e bardha, ajo tha se masat duhet të zbatohen me përpikmëri. Doktoreshë Bino shtoi se fasha orare 20:00-06:00 dha një efekt të vogël në uljen e shifrave të të prekurve, por la të hapur mundësinë e ndryshimeve të masave nëse situata përkeqësohet.

‘Të hënën e ardhshme do të rishikohet si po ecën situata dhe do të merren masa përkatëse për sipas llojit të evoulimit të pandemisë’.

Ajo bëri apel të shmangen grumbullimet dhe vendet si baret dhe kafenetë të cilat janë burim infeksioni.

Silva Bino:

'Situata po ndiqet, dhe natyrisht do të merren masat përkatëse sipas situatës. E rëndësishme është që njerëzit të evitojnë grumbullimit, të mbajnë maskat të mos ulen shumë shpesh nëpër kafe dhe lokale pasi ato janë vende infeksioni. Kemi të bëjmë me një sëmundje infektuese tepër ngjitëse. Mund të ngjasoj me gripin por është shumë më ngjitëse se gripi, por edhe shumë më vdekjeprurëse se gripi. Kjo ka vend për përmirësim dhe ne shtyjmë që të ketë vend për përmirësim dhe këto masa të zbatohen. Vetëm një zvogëlim i vogël i orës solli ulje të vogël të numrave. Natyrisht situata është serioze, numri i lartë i rasteve, i të shtruarve në spitale të cilët mund të përfundojnë në intubim apo edhe numri i vdekjeve janë një kambanë alarmi dhe duhet të zbatohen masat. Të hënën tjetër ne do të shohim sesi po ecën situata gradualisht dhe do të merren masat përkatëse sipas llojit të evoluimit të pandemisë në vendin tonë’.

*Tiranapost.al.