Aktualitet

Situata e rëndë në Vlorë nga moti i keq, ndërhyn ushtria

Situata e rëndë në Vlorë nga moti i keq, ndërhyn

Forcat e Armatosura kanë ndërhyrë në Vlorë pas situatës së rënduar të krijuar nga moti i keq.

Kryebashkiaku Ermal Dredha në një deklaratë për gazetarët, tha se janë evakuuar mbi 30 familje deri tani.

“Situata vijon të jetë jo ajo që duam. Kjo për shkak të prurjeve të reshjeve të dendura që zgjatën 2 orë e gjysmë pa ndalim, çka shkaktoi efekt negativ te kanali i ujërave të larta i cili ka dalë jashtë shtratit dhe ka vërshuan jashtë qytetit. Jemi angazhuar me të gjithë njerëzit në terren për të menaxhuar, por situata ka qenë alarmante, megjithatë do mundohemi sa të mundemi. Te Bishti i Kalldrëmit është bllokuar një nga nyjet, po presim skrapin për të hapur kalimin e ujit në këtë zonë. Janë disa lagje që janë afektuar nga këto reshje. Jemi marrë më shumë me evakuimin. Mbi 30 familje që janë evakuaar. Jemi të gjithë në terren me grupet e emergjencave civile për t’i vënë në dispozicion konviktet e shkollës së Mjekësisë. Ka kërkesa nëpër lagje që ne të ndërhyjmë. Hidrovori ka qenë në punë, por me ato nivele reshjesh kaloi mbi nivelin e detit për një kohë të gjatë dhe ishte e pamundur të tërhiqnin në sasinë e duhur. Tani po tërheq në sasinë maksimale dhe shpresojmë të kthehemi në normalitet”, tha Dredha.