Aktualitet

Situata e COVID në Shqipëri! 138 raste të reja dhe 2 humbje jete në 24 orët e fundit

Situata e COVID në Shqipëri! 138 raste të reja dhe 2 humbje jete

Ministria e Shëndetësisë ka përditësuar të dhënat e situatës së pandemisë COVID-19 në vendin tonë. Sipas MSh, përgjatë 24 orëve të fundit janë diagnostikuar si pozitivë me koronavirusin 138 qytetarë, ndërkohë që 2 të tjerë kanë ndërruar jetën, një shifër kjo shumë më e ulët se shifrat ditore të regjistruar në javët dhe muajt e kaluar, duke treguar se fushata e vaksinimit, por edhe masat e tjera anti-COVID po japin frytet e tyre.

Përgjatë së njëjtës periudhë kohore janë shëruar 442 qytetarë. Bashkia e Tiranës kryeson për nga numri i infektimeve të reja 43 raste, e ndjekur nga Shkodra me 12 dhe Fieri me 8.

Njoftimi i Plotë i Ministrisë të Shëndetësisë:

Situata e COVID19 në 24 orët e fundit është si vijon: Janë kryer 2480 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë 138 qytetarë.

Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki:

43 raste në Tiranë, 12 në Shkodër, 9 në Fier, 8 në Gjirokastër, nga 7 raste në Elbasan, Vlorë, nga 4 raste në Durrës, Devoll, Kamëz, nga 3 raste në Lezhë, Lushnje, Berat, Fushë Arrëz, Skrapar, Vorë, nga 2 raste në Kukës, Mat, Shijak, Poliçan, nga 1 rast në Krujë, Korçë, Has, Kavajë, Mallakastër, Librazhd, Tepelenë, Dimal, Vau i Dejës, Divjakë, Malësi e Madhe, Roskovec, Patos, Cerrik.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 442 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 101,584 që nga fillimi i epidemisë.

Aktualisht në spitalet COVID në Tiranë dhe tre spitalet rajonale po trajtohen 175 pacientë, 14 në terapi intensive, nga të cilët 3 pacientë janë të intubuar.

Me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor, 2 qytetarë e kanë humbur betejën me COVID19: 1 qytetar nga Shkodra, 1 qytetar nga Skrapari, të moshave 71 – 75 vjeç. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllime familjarëve të të ndjerëve.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u drejtohet qytetarëve të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes dhe të kontaktojnë për çdo dyshim me mjekun e familjes për të kryer testimin si dhe për ndjekjen dhe trajtimin ambulator në banesë. Telefononi në numri 127 të Urgjencës Kombëtare për çdo emergjencë apo referim në spital.

Statistika (18 Prill 2021)

Raste të reja ditore 138

Të shëruar në 24 orë 442

Të shtruar në spitale 175

Humbje jete në 24 orë 2

Testime ditore 2480

Testime totale 607,688

Raste pozitive 129,594

Raste të shëruara 101,584

Raste Aktive 25,668

Humbje jete 2,342

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 18531

Fier 2216

Durrës 1088

Shkodër 915

Gjirokastër 913

Korçë 673

Vlorë 452

Dibër 322

Kukës 287

Elbasan 200

Berat 53

Lezhë 18

Tiranapost.al