Aktualitet

Si të marrësh një raport për Covid-19 që justifikon mungesën në punë? Mjekët shpjegojnë procedurën

Si të marrësh një raport për Covid-19 që justifikon

Pas 9 muajsh nga pandemia e koronavirusit, qytetarët e prekur mund të marrin një raport mjekësor për ta paraqitur në punë si leje për arsye shëndetësore. Më parë ky raport nuk jepej duke bërë që qytetarët të prisnin në dyert e qendrave shëndetësore për një dokument që justifikon mungesën në punë. Por me datë 19 nëntor, një udhëzues i lëshuar nga Operatori i Shërbimeve të Kujdesit Shëndetësor shpjegon procedurën, për të prekurit nga Covid me gjendje shëndetësore të pamundur për të punuar.
 
Në udhëzim thuhet: Referuar urdhrit nr.123. datë 26.02.2020. të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale.Për një shtesë në urdhrin nr.632 datë 29.08.2018 për miratimin e listës së sëmundjeve infektive të detyrueshme për të raportuar nga institucionet shëndetësore, publike ose private të të gjithë niveleve në RSH në gërmën “A”. Lista e sëmundjeve infektive dhe shkaktarëve të tyre është shtuar numri rendor  “79 Covid-19 shkaktohet nga virusi SARS-COV2.

Si të marrësh një raport për Covid-19 që justifikon

Konkretisht, të prekurit me Covid të karantinuar mund të justifikojnë dy javë mungesë në punë përmes raportit mjekësor që vërteton gjendjen shëndetësore dhe infektimin. Këtë raport e jep mjeku i familjes pas konfirmimit të personit që është i infektuar. 

Për gazetën SI, një mjek i familjes ka sqaruar se tashmë raporti jepet për 14 ditë, për personat e prekur që dyshojnë apo që kanë një të afërm të prekur. Sipas mjekut, procedurën e raportit e kanë hasur më shumë tek personat në punë private. administratorët privatë në disa raste kanë refuzuar t’u japin pagën e plotë punëtorëve, nga mungesa për 14 ditë. Gjithashtu, mjeku thekson se nëse pacienti kalon 14 ditë dhe gjendja e tij mbetet e rënduar, do të vijojë kërkesa për shtyrjen e ditëve të përfshira në raport në komisionin mjeko ligjor.

*Tiranapost.al.