Aktualitet

Si Princi i Monakos dhe Nicolas Sarkozy ndryshuan mendim për Shqipërinë. Një rrëfim personal nga kryeministri Rama

Si Princi i Monakos dhe Nicolas Sarkozy ndryshuan mendim për

Kupton shumë për një vend kur ‘prek’ nga afër historinë e tij, dhe ky është edhe rasti i Princit Albert të Monakos dhe ish-Presidentit francez, Nicolas Sarkozy, të cilët kur kanë parë detaje nga e kaluara komuniste tek ‘Shtëpia me Gjethe’, pas një vizite në vendin tonë, kanë dalë me një kuptim krejt tjetër për Shqipërinë. Këtë e bëri me dije kryeministri Edi Rama, në fjalimin e tij mbajtur jashtë kësaj shtëpie-muze, e cila u vlerësua me çmim nga KE.

Si Princi i Monakos dhe Nicolas Sarkozy ndryshuan mendim për

Rama tregoi sesi ndryshoi vizita në këtë shtëpi perceptimin që kishin dy liderët për vendin:

"Princi Albert i Monakos dhe ish-President i Francës, Nicolas Sarkozy, që të dy kur dolën nga kjo shtëpi kanë pasur një kuptim krejt tjetër të Shqipërisë. Që të dy i takova para dhe pasi kanë dalë. Për princin Mirela Kumbaro stimuloi dhe një marrjeje në pyetje, atje ku është dhoma ku është vendosur tryeza e hetuesisë, dhe përshtypjet e tyre e kalonin përshtypjen për thjesht një muze.

Ndikuan në mënyrën e të kuptuarit të këtij vendi, të shumë pseve për ata që s’e njohin nga afër, të dallimeve me vendet e tjera ish-komuniste, të dallimeve të mëdha të në nivelin e brutalitetit, prapambetjes dhe izolimit të kapacitetit rrëqethës të atij regjimi për t’i çuar deri në ekstrem instrumental të kudondodhur të censurës apo torturës. Të hezitosh që ta ballafaqosh këtë të shkuar është thjesht të shtysh për më tutje çlirimin prej saj. Të shkosh drejt kësaj ë shkuare duke e zbuluar dhe duke gjetur forma sesi zbulohet në të gjithë përmasat e saj për ata që se kanë njohur d.m.th. të përshpejtosh çlirimin drejt të shkuarës dhe të kurosh sëmundjet e trashëgueshme të asaj kohe".