Aktualitet

Si paraqitet situata rrugore në gjithë Shqipërinë dhe akset ku nevojiten zinxhirë

Si paraqitet situata rrugore në gjithë Shqipërinë dhe akset

ARRSH ka njoftuar qytetarët mbi situatën rrugore pas reshjeve të dëborës dhe ngricave që pushtuan vendin gjatë mesnatës. Në njoftim saktësohen akset rrugore ku nevojiten zinxhirë ose goma dimërore.

"Njoftim mbi gjendjen e akseve kombëtare
Gjatë natës ka pasur reshje me intensitet shoqëruar me temperatura të ulëta.
Kontraktorët kanë bërë shpërnadrjen e kripës dhe pastrimin e të gjitha akseve, si në: Dedaj-Razëm-Bogë, Qafë Mali-Fierzë, Kuben Vasije, Tammare-Shkodër, Burrel-Klos-Peshkopi, Kukë-Has, Përrenjas-Kapshticë, ku qarkullimi vazhdon normalisht.
Në akset Korçë-Qafë Qarri, Korçë-Dardhë, në pjesën fundore të aksit Krujë-Sarisalltik me gjatësi prej 2 km rekomandohen goma dimërore dhe përdoruesit e mjeteve të pajisen me zinxhirë gjatë natës dhe në orët e para të mëngjesit për shkak të ngricave. Vazhdon puna me mjete borë pastruese.
Në akset e Dajtit, Qafë Priskë- Qafë Mollë rekomandohet kalimi me zinxhirë, pasi ka prezencë të ngricave në disa vende.
Drejtuesit e mjeteve të tregohen të kujdesshëm, të reduktojnë shpejtësinë, të respektojnë sinjalistikën rrugore, të pajisen me goma dimërore dhe zinxhirë", shkruhet në postimin e ARRSH në Facebook.

Sipas Meteoalb, vendi ynë ka hyrë sot nën ndikimin e të ftohtit Polar dhe temperaturat kanë zbritur deri në vlerat minimale -10 gradë celcius.