Aktualitet

Si paraqitet situata në Elbasan pas reshjeve të borës? Rrugët të kalueshme, por disa zona pa energji

Si paraqitet situata në Elbasan pas reshjeve të borës?

Elbasani ka pritur reshjet e para të borës këtë fundjavë, që nuk janë edhe aq të zakonshme. Borëpastruesit kanë punuar edhe gjatë natës dhe nuk ka bllokim të akseve rrugore. Sugjerohet që në zonat rurale të përdoren zinxhirë.

Situata është disi më problematike me energjinë elektrike. 6 kabina kanë pësuar defekt, duke shkaktuar mungesë të energjisë elektrike në fshatin Grabovë, Njësia Administrative Lenie, bashkia Gramsh.

Në Korçë gjithashtu akset në terrenet malore janë të kalueshme, por me zinxhirë dhe kujdes të shtuar.