Aktualitet

Si nisi historia e tenderit të uniformës dhe për çfarë akuzohen të arrestuarit?

SPAK ka arrestuar 9 zyrtarë të Ministrisë së Brendshme nën akuzën për abuzim me tenderin e uniformave blu. Po si dhe kur nisi kjo histori dhe me çfarë ka të bëjë konkretisht?

Si nisi historia e tenderit të uniformës dhe për

Si nisi historia e tenderit të uniformës dhe për çfarë akuzohen të arrestuarit?

Historia nis në 2019-ën kur në datën 5 nëntor u hap procedura për tenderin e blerjes së uniformave të Policisë së Shtetit. Tenderi kishte si objekt “Blerje dhe shpërndarje e uniformave dhe këpucëve të Policisë së Shtetit”, për 4 vjet (2019-2022).Vlera e tenderit u la në të njëjtën vlerë çdo vit, por ndryshoi numri i artikujve. Herë pas here, u bë anulimi i veshjeve dhe aksesorëve. Në total u porositën 239,985 artikuj më pak. Thënë ndryshe, në bazë të sasisë dhe vlerës totale të tenderit, 1 kapelë polici është blerë për 350 euro.

Si nisën dyshimet?

Si nisi historia e tenderit të uniformës dhe për
Myslim Murrizi dhe Halit Valteri

Dyshimet nisën kur deputetët Myslim Murrizi dhe Halit Valteri denoncuan publikisht se tenderi i ishte dhënë një kompanie gërmimi dhe jo ndonjë kompanie që kishte lidhje me rrobaqepësinë. SPAK u vu në lëvizje për të hetuar mbi këtë akuzë dhe gjeti gjatë hetimeve shkeljet e tjera, të përmendura më sipër.

Çfarë tha Sandër Lleshaj, ministër i Brendshëm në atë kohë?

Si nisi historia e tenderit të uniformës dhe për
Sander Lleshaj

“Unë nuk merrem me asnjë shifër, me asnjë tender, me asnjë firmë, me asnjë sozi, me asgjë nga të cilat ju merreni. Për çdo gjë trokisni tek dera e Prokurorisë dhe lini ata të bëjnë prokurorin, se po e bëtë ju, kam frikë se mos gaboni”, tha Sander Lleshaj, në atë kohë, në sallën e Kuvendit.

Partia Demokratike e denoncoi në SPAK këtë çështje dhe në një dalje për shtyp, përmes Enkelejd Alibeaj, PD deklaronte:

Si nisi historia e tenderit të uniformës dhe për
Enkelejd Alibeaj

Sot, edhe njëherë, koha i dha të drejtë Partisë Demokratike në betejën në mbrojtje të interesit publik.

Dy vite më parë, nga kjo foltore, ne kemi denoncuar aferën korruptive që fshihej pas tenderit të Ministrisë së Brendshëm për uniformat e policisë.

Atë kohë Sandër Lleshaj tha se ne po shpifnim dhe se nuk njihnim ligjin në fuqi. Madje, ministri i Ramës, që ka shpenzuar 350 euro nga taksat e shqiptarëve për një kapele, shkoi deri aty sa të padisë Partinë Demokratike për shpifje, duke kërkuar përgënjeshtrim të deklaratës dhe shpërblim me shumën 1 milionë lekë nga Partia Demokratike.

Paradoksalisht, teksa e vërteta po shpaloset përpara shqiptareve, gjyqi i ngritur nga ata që vodhën miliona euro me një tender, vazhdon.

Sjellja në kujtesë e momentit të parë të denoncimit të kësaj afere, është një ilustrim i domosdoshëm për të kuptuar jo vetëm pafytyrësinë e atyre që teksa vjedhin kërkojnë të mbyllin gojën e opozitës me gjyqe propagandistike, por edhe shënjestrën e vërtetë që duhet të ketë ky aksion.

Sigurisht çdo person që shkel ligjin duhet të dalë përpara drejtësisë një orë e më parë, por është e qartë për të gjithë shqiptarët se një aferë e këtyre përmasave nuk mund të kryhet nga zyrtarë të dorës së dytë.

Partia Demokratike është dijeni për faktin që Ministria e Brendshme është njoftuar për këtë operacion tre ditë më parë, duke u dhënë të përfshirëve në këtë aferë të gjitha mundësitë për të fshehur provat.

Ndërsa Edlira Naqellari, drejtoresha e prokurimeve në Ministrinë e Brendshme, e njohur si një person pranë Ramës dhe e emëruar në këtë post prej tij, u largua nga ky pozicion vetëm 8 ditë më parë.

Të gjitha këto përbëjnë këmbena të forta alarmi për dekonspirimin e operacionit, nëpërmjet të cilit përgjegjësia për milionat e vjedhura të mos mbërrije te nivelet më të larta të qeverisë.

Kjo është e pafalshme!

Sepse nuk ka shqiptar që të mos dijë se një operacion korruptiv të këtyre përmasave, nuk mund të ndodhte pa përfshirjen e Sekretartit të Përgjithshëm të Ministrisë së Brendshme Plarent Ndreca, një operacion korruptiv i këtyre përmasave nuk mund të ndodhte pa përfshirjen e Ministrit të Brendshëm Sandër Lleshaj, një operacion korruptiv i këtyre përmasave nuk mund të ndodhte pa përfshirjen e Edi Ramës.

Godtija e kësaj afere nuk mund të konsiderohet e plotë, nëse drejtësia nuk troket te dera e Plarent Ndrecës, Sandër Lleshaj dhe Edi Ramës.

Kthimi i Shqipërisë në një shtet të kapur nga korrupsioni, sikurse dëshmojnë raportet e shumta ndërkombëtare, ka vetëm një përgjegjës. Shqiptarët që varfërohen përditë nga ky regjim i korruptuar e dinë se përgjegjësi I vetëm është Edi Rama. Shqiptarët e dinë që peshku qelbet nga koka!

Si nisi historia e tenderit të uniformës dhe për
Padia e MB ndaj PD

Ministria e Brendshme kërkoi dëmshpërblim nga PD pas këtyre deklaratave për mediat.

Çfarë ka thënë Edi Rama?

Si nisi historia e tenderit të uniformës dhe për
Rama dhe Babaramo

Rama ka folur në lidhje me këtë çështje në një intervistë për Babaramon pak ditë para zgjedhjeve.

Edi Rama: Të lutem shumë se unë s’kam ardhur këtu për kapelen e policëve

Ilir Babaramo: Po flasim për fonde publike, për 24 milionë euro

Edi Rama: Do të them mirupafshim të dashur teleshikues, ta bëj unë rolin tënd dhe të largohem

Ilir Babaramo: Ok, vazhdojmë më tej.

Edi Rama: Jo i dashur, s’kemi si vazhdojmë ne më tej, unë jam kryeministër i Shqipërisë, s’jam këtu për muhabet dhe thashetheme.Të lutem shumë, s’kam ardhur tëkomentoj thashethemet e dynjasë, më bëj pyetje të të jap përgjigje.

Ilir Babaramo: Pse s’janë pyetje këto?

Edi Rama: Po ça pyetje është kjo, kapelja e policit kushton kaq, ça lidhje kam unë, ku hyj unë këtu mor zotëri? Unë jam kryeministër i Shqipërisë, të dielën shqiptarët do të votojnë…Di gjë ti se unë bëj kapele policësh, di gjë ti se unë mbaj kapele policësh? Ku hyj unë këtu? Po flet me shitësin e kapelerisë? Apo po flet me prodhuesin e kapeleve? Se kjo që po bëjmë ne falë teje, kjo është skena e një teatri absurd ku bëhet parodi për gazetarin që merr në intervistë kryeministrin.

Në ç`pikë është çështja sot?

Me urdhër të gjykatës, SPAK vuri nën kontroll zyrat dhe banesat e zyrtarëve të akuzuar për çështjen e uniformave. Janë arrestuar deri tani 9 punonjës: 8 arrest me burg dhe një në arrest shtëpie.

Të arrestuarit janë:

Si nisi historia e tenderit të uniformës dhe për
Edlira Naqellari

Edlira Naqellari, ish-drejtoreshë e Blerjeve të Përqendruara në Ministri të Brendshme. Naqellari u shkarkua 8 ditë më parë nga detyra.

Flutura Çekrezi, zyrtare pranë Agjencisë së Blerje të Përqendruara.

Fatmir Demneri, Mariglen Buzali, Kreshnik Bejkaj, anëtarë të Komisionit të Vlerësimit të Ofertave.

Anisa Bogdani në “Arrest shtëpie”.

Dhe të arrestuarit e tjera janë Ani Omuri, Klevis Hasani dhe Gëzim Mingaj.

*Ndalohet ribotimi i këtij shkrimi pa lejen e editorit. Na kontaktoni në [email protected]