Aktualitet

Si mund të përballohet kriza energjetike? Flasin ekspertët në Shqipëri

Si mund të përballohet kriza energjetike? Flasin ekspertët

Rritja e çmimit të energjisë elektrike ka sjellë shumë pakënaqësi tek qytetarët, të cilët tregojnë se nuk mund të përballojnë shpenzimet me pagesën e tyre mujore.

Kryeministri Edi Rama, para disa ditësh ka paralajmëruar krizën energjetike, që do të sjellë rritjen e energjisë elektrike.

Sipas të dhënave nga INSTAT një familje shqiptare duhet të paguajë mesatarisht 83 mijë lekë të vjetra vetëm për dritat.

Eksperti, Gjergj Buxhuku për Vizion plus ka deklaruar se kriza energjitike mund të përballohet nëse ka një mirëmenaxhim të korporatave publike dhe duhet t’i kushtohet rëndësi politikave energjetike. Ai gjithashtu ka shtuar se nuk duhet të rikthehet faturimi me dy fasha pasi prish rregullin minimal në sistemin energjitik.

“Duhet të përmirësohet në mënyrë urgjente menaxhimi i korporatave publike, kam parasysh edhe humbjet që janë ende në nivel të lartë. Duhet ndjekur nga afër menaxhimi i brendshëm për kostot e tejfryra. Ky moment duhet të shërbejë edhe për moment reflektimi për të kuptuar që politikat energjetike deri më sot nuk kanë shkuar mirë.

Nuk i është kushtuar rëndësia e duhur politikave energjetike. Faturimi me dy fasha nuk ka qenë i suksesshëm sepse i ka hapur shumë rrugë abuzimit, ka prishur edhe rregullin minimal të vënëe në sistemin energjetik. faturimi me dy fasha kërkon një struktyurim të fortë të kompanive publike, të agjencive rregullatore të shtetit, por gjithmonë lë shumë hapësira për abuzim. Mund të llogaritet një ndër mënyrat më të fundit që mund të përdorim për të përballuar krizën, ka thënë ai.

Tiranapost.al