Aktualitet

Si mund të ndryshojnë ekonomitë tona nga transformimi digjital!

"Transformimi digjital ka të bëjë më pak me teknologjinë dhe më shumë me njerëzit"

Si mund të ndryshojnë ekonomitë tona nga transformimi digjital!

Pas marrëveshjes për Roaming falas në 2021-shin, liderët e 6 vendeve të Ballkanit Perëndimor arritën të nënshkruanin sot dy memorandume të rëndësishme, që do të ndikojnë në rritjen ekonomike të rajonit, hapjen e vendeve të punës, etj. Në mbylljen e Samitit të Tretë Digjital të Ballkanit Perëndimor, që nisi në Beograd dhe përfundoi sot në Tiranë, u nënshkruan dy memorandume mirëkuptimi për hartën 5G për transformimin digjital dhe ndërveprimin rajonal dhe shërbimeve të besueshme në rajon.

Si mund të ndryshojnë ekonomitë tona nga transformimi digjital!

Në Samitin, që u mbajt sot në Tiranë, morën pjesë liderët e gjashtë vendeve të rajonit dhe komisionerë nga Komisioni Europian, Thierry Breton dhe Mariya Gabriel, të cilët treguan sesi do të ndikojë në jetën e qytetarëve të rajonit transformimi digjital.

Gjithashtu në këtë event u bë me dije plani i udhëheqësve të Ballkanit Perëndimor për Tregun e Përbashkët Rajonal që do të konfirmohet në Samitin e Sofjes, më 10 nëntor.

Si mund të ndryshojnë ekonomitë tona nga transformimi digjital!

Sekretarja e Përgjithshme e Këshillit për Bashkëpunimin Rajonal (RCC), Majlinda Bregu, theksoi në hapjen e këtij takimi rëndësinë e marrëveshjeve të nënshkruara dhe të atyre që u vulosën sot.

“Transformimi digjital më intensiv shoqërohet me krijimin e vendeve të reja të punës në sektorin e prodhimit të Ballkanit Perëndimor - 1% rritje në nivelin e transformimit digjital korrespondon afërsisht me një rritje prej 1.16% të punësimit. Çmimi i mbajtjes së grave jashtë fushave STEM (science, technology, engineering and math) është më i lartë se kurrë më parë: 180 milionë punë kryesisht "femërore" kanë të paktën 70% probabilitet të automatizimit, ndërsa 90% e vendeve të punës në të ardhmen e botës do të kërkojnë aftësi STEM. Përkundër besimit popullor, transformimi digjital ka të bëjë më pak me teknologjinë dhe më shumë me njerëzit”, tha Bregu.

Si mund të ndryshojnë ekonomitë tona nga transformimi digjital!

Kryeministrit Rama në fjalën e tij tregoi për rëndësinë e shërbimit gjatë kohës së pandemisë, ndërsa përmendi platformën ‘e-Albania’.

Vazhdimësia e këtij Samiti do të mbetet pjesa e fazës së dytë të krijimit të Tregut të Përbashkët Rajonal, një axhendë që do të miratohet në Samitin e Sofjes në nëntor të këtij viti. RCC, së bashku me BE, qeveritë e rajonit, CEFTA dhe partnerët është aktualisht në fazën e përparuar të përgatitjes së Planit të Veprimit Rajonal për Tregun e Përbashkët Rajonal.