Aktualitet

Si është sot gjendja e të plagosurve gjatë sulmit me armë në Don Bosko

Si është sot gjendja e të plagosurve gjatë sulmit me

Një ngjarje e rëndë tronditi të dielën e djeshme Tiranën.

Disa persona të armatosur qëlluan me breshëri ndaj një lokali në Don Bosko.

Nga breshëria e plumbave humbi jetën 60-vjçarja Mimoza Paja, e cila ishte banakiere në lokalin në pronësi të Fajton Muratit, një emër i njohur për drejtësinë.

I plagosur mbeti xhaxhai i Muratit, Sehat Murati si dhe disa klientë: Astrit Meraj, Emanuel Sala, Ermir Bejuku, Genc Shohalli.

Po ashtu e lënduar nga xhamat e thyer ka mbetur dhe një 10-vjeçare, e cila është mbesa e viktimës.

Të plagosurit u dërguan në spitalin e Traumës. Të gjithë janë jashtë rrezikut për jetën.