Aktualitet

Si e mbajtën lidhjen në distancë për 5 vjet, Aurela: Kemi pasur luhatje normal. Basha: Larg syve kuptova…

Si e mbajtën lidhjen në distancë për 5 vjet, Aurela: Kemi

Aurela dhe Lulzim Basha kanë qenë në një gjimnaz tek 'Sami Frashëri'. Aso kohe ishin shokë dhe të tillë e mbajtën raportin deri kur ikën në Holandë për të ndjekur studimet. Kreu i PD në 'E diela Shqiptare' tregoi se si e ruajtën marrëdhënien e tyre, pavarësisht se u ndanë në distancë. Basha u kthye në Kosovë për të punuar, dhe Aurela mbeti në Holandë me punë gjithashtu. Bashkëshortja e Bashës tregon se për 5 vite në këtë situatë, normal që ka pasur dhe luhatje, ndërsa vetë Basha tha se në largësi e kupton ndjenjën pasi të merr malli për atë që do.

Lexo bisedën:

Keni bashkëjetuar në Tiranë për herë të parë, pse në Holandë jo?

Aurela: Ishim të dashur në Holandë.

Basha: Nuk jetonim bashkë se kishim fakultete të ndryshme, konviktet ndarazi, kishim ndarje edhe me shoqërinë që rrinim. Por u takonim në weekend-e dhe gjatë javës.

Si kalonit momentet e bukura bashkë atje?

Basha:Premierat e filmave i kishim gjithmonë bashkë. U largova më pas në Kosovë, Aurela mbeti në holandë.

Si mbijetoi marrëdhënia juaj?

Aurela: Ishim të rinj. Për Lulin puna ishte në Kosovë, unë punova në Holande. Për 5 vjet ishim në vende ndryshe.

Basha: Merrnim leje dhe vizitonim njëri tjetrin. Edhe në Prishtinë, Holandë, Tiranë.

Ka pasur ndonjë luhatje mes jush?

Aurela: Nga largësia normal që ka

Basha: Distanca ka ato të vetas se ka një shprehje: Larg syve larg zemrës, por unë them: Larg syve të merr malli.

Aurela: Francezët e kanë larg syve pranë zemrës.

Thonë që kur shkon jashtë lidhesh më shumë

Aurela: Shkuam nën një vend krejt ndryshe dhe si gjithë ato shqiptarë që vijnë në Tiranë në konvikt me studime, por të paktën këtu janë në vendin e vet. Ne duhet të kujdeseshim për veten tonë të vetëm.

Basha: Impakti i parë ishte befasia. Një njeri që kishte skuqur një vezë në jetën e vet duhet të bënte gjithçka. Ishim të rinj 19 vjeç.

*Tiranapost.al.