Aktualitet

Foto/ Si do duken dy kartëmonedhat e reja që dalin në treg

Foto/ Si do duken dy kartëmonedhat e reja që dalin në treg

Sot u prezantua për herë të parë kartëmonedha më e re me vlerë 10.000 lekë. Gjithashtu është prezantuar edhe prerja e re e kartëmonedhës 1000 lekë. Këto dy kartëmonedha do të hidhen në treg në 30 qershori 2021.

10 000 lekëshi do të ketë figurën e poetit të njohur shqiptar, Asdrenit, kombinuar me simbolet figurative të “Flamurit Kombëtar”, si dhe një varg të zgjedhur nga “Himni Kombëtar”, që njihet edhe si HIMNI I FLAMURIT “ Rreth flamurit të përbashkuar/me një dëshir’ e një qëllim”.

Foto/ Si do duken dy kartëmonedhat e reja që dalin në treg

Fjala e Gent Sejkos sot teksa prezantonte kartmonedhat:

Kartëmonedha më e re, me vlerë 10 mijë lekë, prezantohet sot. BSH prezanton sot dy kartëmonedha të reja, prerjet 1 mijë lekë dhe 10 mijë lekë, ku kjo e fundit është një prerje krejtësisht e re në serinë e kartëmonedhave shqiptare. Hedhja në treg për herë të parë përfaqëson në vetvete shkallën e zhvillimit të sistemit elektronik të pagesave, si dhe tregues të tjerë, që lidhen me trajtimin e parasë. Kjo shoqëron zhvillimin ekonomik të vendit dhe plotëson kërkesat e tregut për ta pasur. Prezantimi dhe hedhja e saj në qarkullim do të mundësojë një qarkullim më të mirë të parasë, duke ulur kostot e prodhimit, magazinimit dhe shpërndarjes, si dhe duke rritur efikasitetin e BSH. Gjithashtu, prezenca e kësaj prerje më të lartë rrit efikasitetin e BSH edhe për të administruar një stok, për të përballuar raste të rritjes së paparashikuar të kërkesës së tregut.

*Tiranapost.al