Aktualitet

Shuhet një nga vatrat e zjarrit në Gjirokastër

Shuhet një nga vatrat e zjarrit në Gjirokastër

Janë shuar pas disa orësh përpjekje vatrat e zjarrit në fshatin Palokastër. Si pasojë e flakëve janë djegur 5 ha kullotë.

Në Lunxhëri është arritur të lokalizohen vatrat gjithashtu dhe ka nisur puna për shuarjen e tyre. 40 ha kullota dhe 500 rrënjë arrorë janë djegur deri tani.

Zjarret kanë rënë në një pjesë të zonave të pyllëzuara në vend dhe të pandihmuara nga temperaturat e larta dhe mungesa e reshjeve, kanë gjetur terren. Fenomeni i zjarreve të këtyre ditëve nuk është vetëm shqiptar. Turqia është duke përjetuar një situatë apokaliptike.