Aktualitet

Shuhen 20 vatra zjarri. 2 mbeten aktive

Shuhen 20 vatra zjarri. 2 mbeten aktive

Ministria e Mbrojtjes ka bërë publike përditësimin për situatën e zjarreve.

Vatrat që janë fikur:

Fshatin Panaja, fshati Kropishtë dhe fshatin Delisuf, bashkia Vlorë.
Fshatin Rehovë, bashkia Poliçan.
Fshatin Poshnje, bashkia Dimal.
Fshatin Bogë dhe fshatin Reç bashkia Malësi e Madhe
Fshatin Bërdicë, bashkia Shkodër.
Në lagjen nr.1, bashkia Kavajë.
Fshatin Fushë Prezë, bashkia Vorë.
Në fshatrat Frashtan, Lugar, Grapsh dhe fshatin Goranxi, bashkia Dropull.
Në lagjen “Granic”, bashkia Gjirokastër.
Fshatin Veliqot, bashkia Tepelenë.
Fshatin Rubjekë, bashkia Shijak.
Në lagjen ish – SMT, bashkia Devoll.
Fshatin Kamunah, bashkia Cërrik.
Fshatin Seman dhe fshati Portëz bashkia Fier.
Fshatin Cukas, bashkia Lushnje.
Fshatin Margëlliç, bashkia Patos.

Aktualisht janë aktive vatrat në:

Fshatin Pecë, bashkia Finiq, me gjithë ndërhyrjen e bere nga forcat operacionale per ditën e djeshme dhe gjate natës nuk u be e mundur shuarja e kësaj vatre zjarri. Sot ne orët e para te mengjezit ka filluar operacioni nga toka me forcat operacionale e mbështetur nga ajri me helikopter Cougar te MM.

Fshatin Postribë, bashkia Shkodër, kjo vatër ka intensitet te ulet po punohet per vikjen e saj.