Shtyhet përsëri seanca për inceneratorin e Fierit dhe Elbasanit

E Enjte 2 Shkurt 2023, 10:37
TiranaPost
Janë shtyrë përsëri seancat paraprake për të pandehurit për inceneratorin e Fierit dhe Elbasanit.
Seanca për çështjen e Inceneratorit të Fierit u shty sepse Gjykata konstatoi se një prej të pandehurve në kërkim Giusepe Cifalone nuk është njoftuar në formën e kërkuar nga ligji.
Shkak i dështimit së seancës për Inceneratorin e Elbasanit u bë mungesa e avokatëve dhe njëri prej të pandehurve.
Në këtë dosje janë 10 të pandehur, mes të cilave ish-ministri i Mjedisit, Lefter Koka dhe ish-sekretari i përgjithshëm i kësaj ministrie, Alqi Bllako.
Tiranapost.al