Aktualitet

Shtyhen aplikimet për të qenë pjesë e ekipit shqiptar në Këshillin e Sigurimit, kriteret dhe linku që duhet të klikoni

Shtyhen aplikimet për të qenë pjesë e ekipit shqiptar

Shqipëria u bë pjesë e Këshillit të Sigurimit në OKB me një mandat dy vjeçar. Para votimit, ministrja e jashtme Olta Xhaçka bëri thirrje për të gjithë ata të interesuar që të jenë pjesë e ekipit shqiptar në New York, dhe të aplikonin deri në datën 15 qershor. Por nisur nga kërkesat e shumta nga shqiptarë nga e gjithë bota, Xhaçka njoftoi sot se aplikimet janë shtyrë deri në datën 30 qershor. Ajo ka publikuar kriteret e pranimit si dhe linkun zyrtar të aplikimit.

Për të kandiduar si pjesë e ekipit shqiptar në Këshillin e Sigurimit duhet që:

Nëse jeni diplomuar në:

- marrëdhënie ndërkombëtare apo shkenca politike dhe keni së paku 5 vjet eksperiencë pune;

- drejtësi, dhe keni së paku 5 vjet eksperiencë pune në të drejtë ndërkombëtare;

- studime mjedisore, me fokus të veçantë tek ndryshimet klimatike, sfidat e ujit dhe konflikteve;

- keni studiuar apo keni eksperiencë në funksionimin e OKB apo metodat e punës së Këshillit të Sigurimit;

Linku zyrtar për të aplikuar, kliko këtu:

Shtyhen aplikimet për të qenë pjesë e ekipit shqiptar

Në deklaratën live, ministrja tha:

Ka pasur me dhjetëra aplikime, shqiptarë e shqiptare nga gjithë bota që kanë kërkuar të kontribuojnë me talentin duke iu ribashkuar edhe pse ideja ishte që këto aplikime të mbylleshn deri në 15 qershor, ka pasur me dhjetëra kërksa për ta shtyrë afatin. Mandati 2 vjeçar në Këshillin e Sigurimit është historik, Shqipëria ka më në fund të drejtën të ulet në forumin më të lartë vendimmarrës global.

Videoja e plotë si më poshtë:

*Tiranapost.al.