Aktualitet

Është vera e avionit të shtrenjtë, për Europën tarifat janë dyfishuar

Është vera e avionit të shtrenjtë, për Europën

Me ardhjen e vapës dhe rritjen e lëvizjeve, çmimet e biletave të avionëve janë ngritur në qiell. Ata që vendosin të udhëtojnë me avion për të mbërritur në destinacionet europiane këtë verë do të duhet të mendohen dy herë. Fundi i pandemisë dhe clirimi nga masat anticovid duket se ka shkaktuar një fluks të tillë kërkesash për udhëtime këtë sezon veror duke shkaktuar një rritje të skajshme të biletave të avionëve nga kompanitë në Europë. Qytetarët po përballen kudo me tarifa pothuajse të dyfishuara në krahasim me vitin e kaluar.

Tarifat e fluturimeve në muajin e fundit për evropianët kanë pësuar një rritje prej 91% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2021. Rritje kanë pësuar dhe fluturimet ndërkontinentale me 35,7%. Është një rritje e përgjithësuar e tarifave të avionit që ndikohet edhe nga rritja e çmimit të karburanteve dhe nga pasojat e faturave të shtrenjta dhe reflektohet drejtpërdrejt në xhepat e konsumatorëve. Por rritje janë shënuar edhe në transportin detar. Muajin e fundit tarifat e trageteve janë rritur me 19,4% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2021.