Aktualitet

Shqiptarët i respektojnë të gjitha masat anti-Covid veç njërës

Shqiptarët i respektojnë të gjitha masat anti-Covid veç

Sipas informacioneve zyrtare të Policisë, asnjë biznes nuk është gjobitur për shkeljen e masave anti-Covid dhe asnjë qytetar për daljen pas orës 22:00 gjatë 24 orëve të fundit. 

Të vetmet gjoba që janë vendosur kanë qenë ato si ndëshkim për mosmbajtjen e maskës nga plot 361 qytetarë. Vlera monetare e gjobës është 3 mijë lekë të reja.

“Gjatë kontrolleve janë shoqëruar në ambientet e Policisë në të gjithë vendin, 6 shtetas që nuk kanë pranuar t’i tregojnë punonjësve të Policisë dokumentin e identifikimit, të cilët pasi kanë paraqitur dokumentin e identifikimit, janë ndëshkuar me masën administrative 3.000 lekë dhe më pas janë lënë të lirë. Policia e Shtetit, krahas punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë, sigurimin e rendit dhe qetësisë publike, do të vijojnë punën për monitorimin e zbatimit të masave anti covid në të gjithë vendin. Në këtë kuadër, Policia apelon për të gjithë qytetarët që të zbatojnë me rigorozitet masat anticovid", thuhet në njoftimin e Policisë.