Aktualitet

Vaksinë e shtrenjtë apo e lirë, Shqipëria ende nuk e ka vendosur se nga cila do përfitojë. Mjeku Gjata: Kujdes me antibiotikët kundër Covid. Spanja me shtetrrethim për Krishtlindje dhe Vit të Ri

Vaksinë e shtrenjtë apo e lirë, Shqipëria ende nuk e ka

Lexoni më poshtë lajmet kryesore të ditës, të përmbledhura:

Shqipëria do marrë vaksinën e lirë apo të shtrenjtë?

Shqipëria është bërë pjesë e Covax, ku përmes saj do të sigurohet vaksina anti-covid, kur ajo të dalë, ku është planifikuar një shumë prej 12 milionë dollarësh për rreth 1 milion e 140 mijë doza vaksinash. Kryeministri Edi Rama u pyet në konferencën për media nëse Shqipëria do të zgjedh vaksinën e lirë apo atë të shtrenjtë, ndërsa iu përgjigj se pavarësisht çmimit është një detyrim që nuk do t’i mungojë popullit. (Lexo këtu)

Vaksinë e shtrenjtë apo e lirë, Shqipëria ende nuk e ka

Spanja me shtetrrethim për Krishtlindje dhe Vit të Ri. Masat sa persona lejohen të mblidhen dhe ora policore

Sipas The Guardian, qeveria spanjolle ka në plan të mos lërë më shumë se 6 persona nga jashtë anëtarëve të familjes të shkojnë për të festuar në shtëpitë e të afërmve. Ndërsa ora policore në prag të Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri do jetë 01:00 e natës deri në orën 6 të mëngjesit, si një strategji për të mos lejuar daljet dhe grumbullimet e njerëzve në rrugë. (Lexo këtu)

Vaksinë e shtrenjtë apo e lirë, Shqipëria ende nuk e ka

“Antibiotikë kundër Covid pa u konsultuar me mjekun”, Gjata: Kujdes, do ti shkaktoni vetes probleme të tjera

I pyetur lidhur me marrjen e antibiotikëve nëpër farmaci pa folur më parë me mjekun e familjes, mjeku Arben Gjata tha se ky fenomen është kthyer në problem për mbarë vendin. Sipas tij personat që rezultojnë pozitivë me Covid duhet ti binden mjekut të famijes: Ky është një tjetër problem që ka Shqipëria. (Lexo këtu)

Vaksinë e shtrenjtë apo e lirë, Shqipëria ende nuk e ka

Si të marrësh një raport për Covid-19 që justifikon mungesën në punë? Mjekët shpjegojnë procedurën

Pas 9 muajsh nga pandemia e koronavirusit, qytetarët e prekur mund të marrin një raport mjekësor për ta paraqitur në punë si leje për arsye shëndetësore. Më parë ky raport nuk jepej duke bërë që qytetarët të prisnin në dyert e qendrave shëndetësore për një dokument që justifikon mungesën në punë. Por me datë 19 nëntor, një udhëzues i lëshuar nga Operatori i Shërbimeve të Kujdesit Shëndetësor shpjegon procedurën, për të prekurit nga Covid me gjendje shëndetësore të pamundur për të punuar. (Lexo këtu)

Vaksinë e shtrenjtë apo e lirë, Shqipëria ende nuk e ka

Greqia nuk del nga ‘lockdown’-i më 30 nëntor: Si do jenë rregullat në vend gjatë festave

Greqia nuk do të dalë nga izolimi më 30 nëntor, pasi afati që kishte thënë qeveria raportohet se është shtyrë. Ishte zëdhënësi i qeverisë greke, Stelios Petsas, i cili njoftoi se ‘lockdown’ do të vijojë dhe deri kur nuk është dhënë një afat i dytë, pasi të dhënat epidemiologjike nuk japin ende një dritë jeshile. (Lexo këtu)

Vaksinë e shtrenjtë apo e lirë, Shqipëria ende nuk e ka

Ndarje si me thikë me epokën Trump! Emërimi interesant i diplomatit Antony Blinken si Sekretar i Shtetit

Presidenti i zgjedhur amerikan Joe Biden pritet të emërojë anëtarët e parë të kabinetit të tij, ndërkohë që diplomati Antony Blinken pritet të jetë Sekretari Amerikan i Shtetit dhe përgjegjës për ringritjen e Amerikës në skenën e demokracisë ndërkombëtare. Ai ka shërbyer në role të nivelit të lartë të sigurisë kombëtare kur Biden ishte nënpresident gjatë administratës Obama. (Lexo këtu)

Vaksinë e shtrenjtë apo e lirë, Shqipëria ende nuk e ka

Gjermania jep 58.2 milionë euro për Shqipërinë!

Mes Shqipërisë dhe Gjermanisë u firmos sot protokolli për bashkëpunim ekonomik, ndërsa shteti gjerman i siguroi vendit tonë 58.2 milionë euro. (Lexo këtu)

Vaksinë e shtrenjtë apo e lirë, Shqipëria ende nuk e ka

Dalin pamjet nga laboratori i ri i testimeve. Manastirliu thotë se do kryhen më shumë teste në këtë moment epidemie

Opozita akuzon ministrinë e Shëndetësisë dhe qeverinë për numër të ulët testimesh, ndërsa sot ministrja Ogerta Manastirliu u shfaq në një laborator të ri të testimeve. Sipas ministres ky laborator është përgatitur si pjesë e skenarit apo planit të vjeshtë-dimrit për rritjen e kapaciteteve në këtë fazë epidemie të koronavirusit. Ky laborator shpjegoi ministrja, do të jetë në mbështetje të laboratorit qendror të Institutit të Shëndetit Publik. (Lexo këtu)

Vaksinë e shtrenjtë apo e lirë, Shqipëria ende nuk e ka

Dy skenarët për shkollat nëse rritet numri i infektimeve

Shkollat nuk janë në planin e Komitetit të Ekspertëve për t’u mbyllur aktualisht. Por ministrja e Arsimit, Evis Kushi, tha se janë tre skenarë për zhvillimin e mësimit, ku aktualisht nisemi në skenarin e parë atë të mësimit në klasa, ndërsa dy skenarët e tjera janë ai me mësim të përzier dhe i treti online. (Lexo këtu)

Vaksinë e shtrenjtë apo e lirë, Shqipëria ende nuk e ka

Bëje dhe ti testin më të famshëm që u përdor gjatë izolimit në Itali

Ky është testi më i përdorur nga italianët gjatë periudhës së pandemisë, sigurisht pas tamponit për Covidin. Në ditë të tilla si këto, me koronavirusin në ajër, disa argëtime të vogla mund të na ndihmojnë më tej për të lehtësuar një situatë të rëndë dhe për të hequr mendjen tonë për disa çaste nga problemet dhe shqetësimet. Një libër i mirë, muzika e mire, janë argëtime të vogla që të gjithë duhet t’ia lejojmë vetes. (Lexo këtu)

Vaksinë e shtrenjtë apo e lirë, Shqipëria ende nuk e ka