Presidenti i Këshillit Europian Michel: Shqipërisë mund t’i hapen negociatat

Pas takimit kokë më kokë me presidentin e Këshillit Europian Charles Michel, u mbajt një konferencë e përbashkët për shtyp.
Fjalën e hapi Rama i cili parashtroi të gjitha temat që diskutoi me Presidentin Charles, përfshirë edhe çështjen e hapjes së negociatave. Charles nga ana tjetër tha se Shqipëria i ka përmbushur të gjitha kushtet për të marrë statusin e vendit kandidat.
Rama: Folëm me presidentin Michel për situatën e përgjithshme, për angazhimet dhe sfidat në raport me luftën në Ukrainë. Folëm për procesin, në vigjilje të Këshillit Europian, ku Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut janë në axhendë për t`u diskutuar. Folëm për Ballkanin e Hapur, për të gjithë sfidat e brendshme të rajonit dhe sigurisht për reformat, duke filluar nga ajo në drejtësi, që po jep fryte domethënëse.
Michel: po punojmë që të japim rezultate konkrete. Në qershor do të kemi një takim me 27 udhëheqësit dhe me përfaqësues nga Shqipëria dhe rajoni. Shqipëria i ka përmbushur të gjitha kushtet për hapjen e negociatave, ndaj duhet të hapen sa më parë.
"Një term i ri që mund të përdorim është anëtar të asociuar", tha Presidenti Michel referuar procesit të anëtarësimit në hapat fillestarë, pas marrjes së statusit si vend kandidat. Kjo do të nënkuptojë që Shqipëria të jetë pjesë e tryezave në BE, të marrjes së vendimeve, pa qenë ende vend anëtar.