Shqipëria, vend kampion për rritjen e pasagjerëve që fluturojnë

E Martë 16 Prill 2024, 16:54
TiranaPost
Shqipëria kryeson në rritjen e trafikut ajror të pasagjerëve në shkurt 2024 krahasuar me vitin 2019, sipas statistikave nga Airports Council Intenational.
Sipas këtyre statistikave, Shqipëria shënoi një rritje me 227.9% të trafikut të pasagjerëve në shkurt 2024, krahasuar me vitin 2019.
Kryeministri Edi Rama ka reaguar në X me një status, ku shkruan:
“Ne po ngjitemi gjithnjë e më lart. Krenarë të ndajmë që Shqipëria kryeson edhe në rritjen e trafikut të pasagjerëve në shkurt krahasuar me 2019. Vendi ynë i bukur është i hapur, i lulëzuar dhe gati për të mirëpritur botën”, u shpreh Kryeministri, ndërsa ndau në rrjetet sociale statistikat e publikuara nga ACI (Airports Council Intenational).