Aktualitet

Shqipëria hap dyert për turistët këtë verë. Mund të mos u kërkohet pasaportë vaksinimi

Shqipëria hap dyert për turistët këtë verë. Mund

Personat që vaksinohen në Shqipëri do të pajisen me pasaportë vaksine, në rast se do u kërkohet për të udhëtuar gjatë sezonit veror në vendet e BE-së apo më gjerë. Por kjo nuk do të jetë reciproke, që do të thotë se Shqipëria nuk do i mbyllë kufijtë për turistët gjatë verës të cilët duan të vijnë por mund të mos e kenë bërë vaksinën, ose nuk do kenë pasaportë vaksine. Kryeministri Rama teksa u pyet nëse do jetë reciproke, tha se kjo gjë nuk i intereson ekonomikisht Shqipërisë. Ai tha se ambicia deri në verë është që të jetë vaksinuar një pjesë e madhe e popullsisë, për të ndërprerë zixhirin e infeksionit në pjesë me rëndësi.

Edi Rama në konferencë me në fokus Ekoniminë dhe digjitalizimin:

Nuk besoj që është në interesin tonë, thashë më parë që ambicia është që ne të kemi sezon turistik shumë të lehtësuar, shumë bast i madh është por po luftojmë ditë natë për të fituar këtë bast. Nëse marrim doza të konsidrueshme të vaksinave do këpusim pjesë me rëndëis të zinxhrit të infektimeve, do lehtësojmë situatën duke pasur rënie të infektimeve shtrimeve, por duhe të marrim dozat, na intereson që te jemi të hapur jo të mbyllur, por në ato kushte, për momentin nuk është tema se nuk jemi ende aty, po flas teorikisht.