Aktualitet

Shqipëria miraton marrëveshjen me rusët për furnizim me vaksina 'Sputnik V'

Shqipëria miraton marrëveshjen me rusët për furnizim me

Miratohet me vendim të Këshillit të Ministrave marrëveshja për blerjen e vaksinave ruse anti-Covid, Sputnik V.

Vendimi është publikuar sot në fletoren zyrtare, në të cilën thuhet se marrëveshja është arritur mes kompanisë ruse “Human Vaccine” LLC dhe Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, ministrit të Shtetit për Rindërtimin dhe Institutit të Shëndetit Publik: "Për furnizimin e Republikës së Shqipërisë me vaksinën “Sputnik V”, të zhvilluar nga Instituti Kombëtar i Kërkimit Gamaleya për Epidemiologjinë dhe Mikrobiologjinë në Rusi”.

Marrëveshja në përmbajtje nuk bëhet publike, siç përcaktohet në nenin 1 pika 2 e aktit Normativ që thekson se kjo marrëveshje për shkak të sekretit tregtar dhe kërkesës së shprehur në marrëveshje nga “Human Vaccine” LLC nuk do të publikohet, në asnjë website të institucioneve apo në fletoren zyrtare dhe institucionet e përfshira në dhënien e mendimit e të miratimit apo që janë pjesë e procesit: "Ato kanë detyrimin të mos bëjnë publike marrëveshjen bashkëlidhur këtij akti normativ apo pjesë të saj".

AKTI NORMATIV

Akt normativ nr.16, datë 7.4.2021 për miratimin e tekstit të marrëveshjes ndërmjet “Human Vaccine” LLC dhe Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale të Shqipërisë, ministrit të Shtetit për Rindërtimin të Shqipërisë dhe Institutit të Shëndetit Publik, për furnizimin e Republikës së Shqipërisë me vaksinën kundër COVID-19 “Sputnik V”, të zhvilluar nga Instituti Kombëtar i Kërkimit Gamaleya për epidemiologjinë dhe mikrobiologjinë në Rusi në mbështetje të nenit 101 të kushtetutës, me propozimin e ministrit të shëndetësisë dhe mbrojtjes sociale dhe Ministrit të Shtetit për Rindërtimin, Këshilli i Ministrave Vendosi:

Neni 1
Miratimi i tekstit të marrëveshjes
1. Miratimin e tekstit të marrëveshjes ndërmjet “Human Vaccine” LLC dhe Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale të Shqipërisë, Ministrit të Shtetit për Rindërtimin të Shqipërisë dhe Institutit të Shëndetit Publik, për furnizimin e Republikës së Shqipërisë me vaksinën “Sputnik V”, të zhvilluar nga Instituti Kombëtar i kërkimit Gamaleya për epidemiologjinë dhe mikrobiologjinë në Rusi.

2. Marrëveshja për furnizimin ndërmjet “Human Vaccine” LLC dhe Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale të Shqipërisë, ministrit të Shtetit për Rindërtimin të Shqipërisë dhe Institutit të Shëndetit Publik për shkak të sekretit tregtar dhe kërkesës së shprehur në marrëveshje nga “Human Vaccine” LLC nuk do të publikohet në asnjë website të institucioneve apo në fletoren zyrtare.

3. Të gjitha institucionet e përfshira në dhënien e mendimit e të miratimit apo që janë pjesë e procesit kanë detyrimin të mos bëjnë publike marrëveshjen bashkëlidhur këtij akti normativ apo pjesë të saj.

4. Detyrimet e organeve shtetërore dhe përjashtimet nga detyrimet për furnizimin e vaksinës anticovid, të përcaktuara në aktin normativ nr.1, datë 10.1.2021, të Këshillit të Ministrave, të ndryshuar, janë të njëjta edhe për furnizimin e vaksinës kundër COVID-19 “Sputnik V”, të zhvilluar nga Instituti Kombëtar i Kërkimit Gamaleya për epidemiologjinë dhe mikrobiologjinë në Rusi, furnizuar për Shqipërinë nga “Human Vaccine” LLC, sipas kushteve të tekstit të marrëveshjes bashkëlidhur këtij akti normativ.

Neni 2
Efektet financiare
Efektet financiare, që rrjedhin nga marrëveshja bashkëlidhur këtij akti normativ, përballohen nga fondi rezervë i buxhetit të shtetit, për vitin 2021.

Neni 3
Hyrja në fuqi
Ky akt normativ hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në fletoren zyrtare.
Zëvendës kryeministër Erion Braçe

Shqipëria miraton marrëveshjen me rusët për furnizim me

Deri më tani në Shqipëri kanë mbërritur, vaksinat kineze Sinovac, Pfizer, AstraZeneca dhe Sputnik V.

*Tiranapost.al.