Shqipëria do të ketë një hartë të re sizmike, që do të përcaktojë si do bëhen ndërtimet

E Martë 28 Mars 2023, 15:51
TiranaPost
Shqipëria do të ketë një hartë të re sizmike, e cila do të jetë gati në nëntor të këtij viti, siç ka njoftuar Instituti i Gjeoshkencave. Hartat sizmike janë bazat që përcaktojnë eurokodet, mbi bazën e të cilave ndërtohet, për të përballuar tërmetet.
Harta e re nuk do të jetë më e ndarë në zona sipas aktiviteteve sizimike, por rreziku do të vlerësohet njësoj në të gjithë territorin e vendit.
Pas tërmetit të 26 nëntorit që shkaktoi 51 viktima dhe shkatërroi qindra shtëpi, instituti i gjeo-shkencave pritet të dyfishojë aparaturat monitoruese të tërmeteve në vendin tonë.
Ndërsa referuar hartës së re sizmike ndërtimet e reja duhet të zbatojnë kode që të përballojnë tërmete mbi 8 ballë.