Aktualitet

Shqipëria do të ketë linjë ajrore direkte me Kairon

Shqipëria do të ketë linjë ajrore direkte me Kairon

Kryeministri Rama gjatë një vizite zyrtare në Egjipt, mbajti një konferencë të përbashkët me kryeministrin e Egjiptit, nga ku njoftoi edhe planin për një linjë direkte ajrore Shqipëri-Kairo.

“Shifrat e tregtisë janë modeste ndërkohë që kemi potencial. Marr me vete premtimin për të vendosur linjën e drejtpërdrejtë Kairo-Tiranë. Nga pala jonë avionët nuk do të jenë kurrë bosh. Do të ndihmojë shumë shqiptarë që duan të bëjnë pushimet këtu. Dua t’ju falenderoj dhe dua ta përmbyll me dëshirën që ajo çka është tipari më i cmuar i Egjiptit, kultura juaj do të jetë bazë për bashkëpunimin tonë në fushën kulturore. Besojmë që kemi çka t’ju tjegojmë juve. Por ju keni shumë gjëra për t’u treguar njerëzve tonë. Le të shohim nga e ardhmja. Ka pasur një arsye që historia na ka lidhur fort”, tha Rama.

Dy kryeministrat nënshkuan gjithashtu 3 marrëveshje bashkëpunimi në fushën kulturore.